Publikoi përgjimet telefonike/ Shoqërohet në polici ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti Drenusha Latifit është shoqëruar në polici këtë të premte, pasi ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ai gjatë ditës ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, përgjimet e bisedave telefonike me ish-gruan e tij këngëtare, si kundërpërgjigje ndaj akuzave të saj për dhunë fizike dhe psikike.

Në këtë mënyrë ai ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës së Prishtinës, e cila ia kishte ndaluar që të mos i afrohet ish-bashkëshortes së tij dhe të mos komunikojë në asnjë mënyrë me të.

Kështu ka bërë të ditur avokatja e Drenusha Latifit, Saranda Keqekolla, e cila ka thënë se Kardesh aktualisht është duke u intervistuar.

“Ai është shoqëruar në stacion policor pasi ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ia ka ndaluar që t’i afrohet klientes time në distancë prej 50 metrave nga vendbanimi i saj si dhe vendimin që të mos komunikojë në asnjë formë me të, ta ngacmojë apo ofendojë. Tani po presim sepse intervistimi ende nuk ka përfunduar”, ka thënë avokatja Keqekolla./e.t

Të fundit

Tradita dhe kultura çame bën bashkë të rinjtë në Sarandë

Të rinjtë e grupeve artistike çame në Konispol dhe Sarandë kanë organizuar mbrëmjen e 31 janarit "Sofrën Çame" në...

Rama ironizon opozitën:S’është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë duke djegur votën

Kryeministri Edi Rama, në Kuvendi Kombëtar Rinor të PS-së, ka ironizuar opozitën teksa u bëri thirrje shqiptarëve që “s’është koha për të lozur me fatin...

VV-ja u gjobit me mbi 101 mijë euro nga PZAP

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 101 mijë e 500 euro gjobë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Kjo në kuadër të fushatës zgjedhore për...

Kuvendi Kombëtar Rinor i PS/ Rama: Shqipëria, më pranë BE

Rama: “Kuvendi kombëtar rinor, plot 100 ditë nga fitorja e jonë 10 radhazi. 100 ditë nga sot, kjo parti, forca e përbashkët e vajzave,...

Ilir Meta flet për herë të parë pas arrestimit! Mban fjalim në Konventën e PL-së

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli sot përmes një audio të regjistruar në Punimet e Konventës së Partisë së Lirisë  në Tiranë. Meta...

Lajme të tjera

Web TV