Lufta në Ukrainë/ Britania: Afro 1 mijë ushtarë rus në ditë humbën jetën gjatë shkurtit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria britanike e Mbrojtjes ka bërë me dije se mesatarisht në ditë 983 ushtarë rusë kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë, përgjatë muajit shkurt,  duke pësuar një rritje të lartë të humbjeve nga pala ruse.

Sipas Londrës, rritja e numrit të viktimave edhe ruse, pasqyron “përkushtimin e Rusisë për luftë masive dhe shkatërrim”.

Të dhënat nga Ministria Britanike e Mbrojtjes mbi humbjet mesatare ditore për ushtrinë ruse tregojnë se numri i viktimave është rritur në vitin 2023, kur numri më i madh i humbjeve mesatare ditore ishte 967 dhe u regjistrua në Dhjetor.

Ofensiva ruse në Avdiivka filloi në tetor 2023, që ndoshta është shkaku i rritjes së numrit të ushtarakëve të vrarë në fund të vitit 2023. Ministria Britanike e Mbrojtjes vlerëson se mbi 355,000 ushtarakë rusë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i agresionit rus mbi Ukrainë, ndërsa qeveria ruse nuk ka dhënë asnjë të dhënë për humbjet e ushtrisë së saj. /O.S

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV