3 shenjat e horoskopit që martohen me partnerë të pasur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë kanë pyetje në takimin e parë për partnerin/en! Për pasionet, librat dhe filmat e preferuar, por disa shenja të horoskopit kanë dallim në këtë pjesë dhe shkojnë direkt në pyetje troç: “Sa fiton në muaj?”

Janë tre shenja më të orientuara që të martohen me njerëz të pasur dhe të mos humbasin kohë në takime me dikë. Në vend të kësaj, ata janë në kërkim të partnerit/es që ka një pagesë të lartë, synime të qarta për makinë të re, shtëpi të madhe dhe udhëtime të shumta.

Ja për cilat shenja bëhet fjalë!

Demi

Pavarësisht nëse një Dem ka llogarinë e kursimeve plot, ata prapë duan të martohen me persona të pasur. Demi udhëhiqet nga Venusi, planeti i dashurisë dhe bukurisë, por edhe i luksit dhe rehatisë. Kështu që ata gjithmonë ëndërrojnë të jetojnë në një rezidencë, të kenë një shtëpi pushimi në plazh dhe disa makina. Ata e dinë se kombinimi i pasurisë së tyre me një bashkëshort/e të pasur do t’u sigurojë akses në gjithçka. Të lindurit e kësaj shenje duan stabilitet dhe rehati dhe ata nuk do të pushojnë se gjeturi një partner/e që u siguron një nivel pasurie të tillë.

Gaforrja

Gaforrja mund të mos jetë shenja e parë që të vjen në mendje kur mendon për martesën me të pasurit, por ata i japin një vlerë të jashtëzakonshme sigurisë dhe rehatisë, duke e bërë stabilitetin financiar diçka të rëndësishme. Si një shenjë uji e sunduar nga hëna, qëllimi i tyre kryesor është të krijojnë një shtëpi të madhe dhe super të rehatshme. Për Gaforren, martesa me të pasurit nuk ka të bëjë vetëm me pasurinë, por për të siguruar që familja të ketë një standard të mirë, nga një shtëpi komode te arsimimi cilësor për fëmijët e tyre.

Lexo edhe :  Kush është ish-missi që përmendet si ‘kërcënuese’ në historinë e Parashqevi Simakut?

Luani

Si një shenjë e sunduar nga dielli, Luani nuk dëshiron asgjë më shumë se të admirohet kudo që shkon, dhe ka mënyrë më të mirë për të siguruar këtë lloj vëmendjeje sesa të martohet me të pasur? Në vend të martesës për hir të sigurisë, qëllimi kryesor i Luanit është që të dallojë në sy të të tjerëve. Kjo shenjë ëndërron një ekzistencë luksoze, të mbushur me festa madhështore, bizhuteri të shtrenjta dhe martesa me milionerë. Prirja e natyrshme e Luanëve drejt luksit është e shkruar në yje dhe martesa me partnerë të pasur është mision jete./E.Ç

Të fundit

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, përfshini këto ushqime në dietën tuaj

Dihet që trupi funksionon në bazë të asaj që e ushqeni. Mënyra më e mirë për të marrë sa...

‘Qëndroni në shtëpi’, Sarajeva në alarm nivelin e smogut, qytetarët me maska

Kryeqyteti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajeva është në alarm për nivelin e lartë të ndotjes. Sipas mediave të huaja, Sarajeva duket si fantazmë i zhytur...

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ dhëndrin e Sali Berishës

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Jamarbër Malltezin. Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha kërkoi shfuqizim të masës, me...

“Sheba Medical”, partner i QSUT/ Rama: “Qendra Spitalore 2030”, ekselencë për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndodhen në Spitalin Onkologjik, QSUNT, për çeljen e një kapitulli të ri...

“Big Brother”/ Rozana i drejtohet Gertës: Pse nuk flet për motrën tënde?

Këngëtarja dhe banorja e “Big Brother Vip Albania 4”, Rozana Radi, pas një deklarate që lidhet me Gerta Gixharin dhe motrën e saj, aktoren...

Lajme të tjera

Web TV