Elon Musk padit OpenAI dhe CEO-n Sam Altman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elon Musk ka paditur OpenAI dhe CEO-n e saj, Sam Altman, duke pretenduar se ata braktisën misionin primar të kompanisë për të zhvilluar inteligjencën artificiale për të mirën e njerëzimit.

Në një padi të ngritur të enjten në një gjykatë në San Francisko, avokatët e Musk thanë se në 2015 Musk, Altman dhe bashkëthemeluesi i OpenAI, Greg Brockman ranë dakord të formonin një laborator jofitimprurës që do të zhvillonte inteligjencën artificiale në përfitim të njerëzimit.

Musk u largua nga bordi në vitin 2018, katër vjet pasi tha se AI është potencialisht më i rrezikshëm se armët bërthamore.

“Edhe sot, faqja e internetit e OpenAI vazhdon të pretendojë se misioni i është të sigurojë që nga AI të përfitojë gjithë njerëzimi. Megjithatë, në realitet, OpenAI, është shndërruar në një degë nga e cila përfiton kompania më e madhe e teknologjisë në botë: Microsoft,” thuhet në padi.

Avokatët e Musk thanë në padi se fokusi i OpenAI në maksimizimin e fitimeve për Microsoft e thyen këtë marrëveshje./E.Ç

Të fundit

VIDEO/ Gjimshiti “fluturon” në Bergamo, por Atalanta merr vetëm “X” ndaj Torinos

Atalanta zhgënjen ndaj Torinos në Bergamo, teksa barazoi 1-1. Berat Gjimshiti realizoi gol me kokë pas 35 minutash lojë,...

Sara rrëfen takimin e Bardhit me familjarët e saj: Me gjyshin u takua shumë ftohtë

Sara Gjordeni ka rrëfyer takimin e parë të Bardhit me familjarët e saj. Në një intervistë të dhënë së fundmi Sara u shpreh se veçanërisht takimi...

E paralajmëron miku i tij/ Një surprizë e papritur për Gjestin sonte në spektakël (FOTO)

Gjesti është një nga konkurrentët më të komentuar të këtij edicioni që do të përballet me një surprizë të papritur sonte gjatë spektaklit. Miku i...

Trump godet ISIS, ushtria amerikane shënjestron grupin militant në Somali

Ushtria amerikane ka shënjestruar grupin militant ISIS në Somali, pas një urdhri të lëshuar nga presidenti Donald Trump. “Këtë mëngjes urdhërova sulme ajrore të sakta ushtarake ndaj...

“Ishin të dehur”/ Detaje nga vrasja në Tiranë, merren në pyetje familjarë dhe të afërm

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Tiranë, ku babai 74-vjeçar ka vrarë me...

Lajme të tjera

Web TV