Manastirliu në Universitetin e Sporteve: Gati investimi për pistën e re të atletikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Arsimit dhe Sportit financon për herë të parë projektin për pistën e re të atletikës në Universitetin e Sporteve. Gjatë vizitës në universitetin e sporteve dhe takimit me studentë, sportistë dhe pedagogë të këtij universiteti, Ministrja Manastirliu foli për mbështetjen për sportistët, me investimet e reja të këtij viti.

“Jemi këtu për një tjetër investim në kuadër të gjithë investimeve që ne kemi ndërmarrë për përmirësimin në infrastrukturës në institucionet e arsimit lartë. Tashmë në Universitetin e Sporteve ne do të kemi një projekt që po e financojmë dhe që vitin që vjen do ta kemi të përfunduar, për pistën e atletikës me 4 korsi dhe fushën e futbollit. Ky investim do të mundësojë që të kemi një nivel më të lartë dhe cilësi më të lartë përgatitjes së sportistëve tanë, përgatitjes së studentëve tanë dhe patjetër edhe zhvillimit të mëtejshëm të Universitetit të Sporteve, duke qenë se impiantet sportive dhe përgatitja e sportistëve të rinj, por edhe atyre që do të jenë trajnerët e sportistëve të rinjtë ndodh pikërisht në një infrastrukturë të përmirësuar”, tha Ministra e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Gjatë vizitës në Universitetin e Sporteve, Ministrja Manastirliu pa nga afër edhe një tjetër investim në laboratorin e Fizioterapisë, i cili është pasuruar me aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë. Këto investime do të shërbejnë jo vetëm për studentët dhe pedagogët, por edhe për komunitetin më të gjerë sportiv.

Të fundit

Temperaturat ekstreme “rrëzojnë” mijëra shqiptarë/ Urgjenca në alarm të vazhdueshëm

Mbi 100 mijë thirrje telefonike për ndihmë mjekësore i janë drejtuar Urgjencës Kombëtare gjatë muajve të verës. Ministrja e Shëndetësisë...

“Përvëlohet” veriu/ Vendet nordike regjistrojnë temperatura alarmante

Një valë e paprecedentë të nxehti ka përfshirë vendet nordike, duke përmbysur perceptimin e gjatë se klima në këto rajone mbetet e freskët dhe...

‘You lived a movie’/ Rikthimi i paharrueshëm i Dua Lipës në skenën kosovare

Faqja zyrtare e Sunny Hill ka ndarë një moment epik pas performancës së Dua Lipës në Prishtinë, duke e përshkruar koncertin si një përvojë...

Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe familja e tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja e tij N.H. dhe vajza e tyre e mitur, rreth 14-vjeçare, kanë marrë lëndime trupore si...

Thika me dy presa e turizmit, shtimi i pushuesve të huaj po rrit çmimet për shqiptarët

Megjithëse në sezon, zarzavatet në vend po kushtojnë më shumë. Krahasuar me një vit më parë, çmimet thuajse janë dyfishuar. 150 lekë një kg...

Lajme të tjera

Web TV