Trump fajëson OBSH për keqmenaxhim të koronavirusit, konspiracion me Kinën, dhe kërcënon se do të tërheqë fondet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Donald Trump fajëson OBSH-në se ka vlerësuar çdo aspekt rreth pandemisë së koronavirusit gabim dhe kërcënon se do të tërheqë çdo fond të SHBA-ve kundrejt organizatës ndërkombëtare.

Trump akuzon se OBSH-ja nuk e lajmëroi botën në kohë rreth rrezikut që paraqiste COVID-19.

“Ata duhet te kishin reaguar muaj me parë. Ata duhet ta dinin dhe me siguri e kane ditur. Ne do të vrojtojmë situatën dhe do të ndalojmë çdo para nga buxheti jonë që shkon drejt OBSH”.

I pyetur nga gazetarët nëse ishte një ide e mirë të ndalonte fondet kundrejt OBSH në një kohë pandemie globale, Trump tha: “Nuk po them që do e bëj. Do vlerësojmë situatën dhe konsiderojmë ndalimin e fondeve”

SHBA është kontribuuesi më i madh në buxhetin e OBSH-së. Propozimi i presidentit  për buxhetin e vitit 2021 parashikonte përgjysmim të donacioneve kundrejt Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga $122 milion ne $58 milion.

Trump pretendon se OBSH-ja ka qenë shumë subjektive në gjykimin kundrejt Kinës. OBSH-ja ka kritikuar masat e marra nga SHBA-të për kufizimin e fluturimeve nga Kina si dhe ka neglizhuar seriozitetin e pandemisë në Wuhan, kryeqytetin e provincës kineze të Hubei nga i cili lindi virusi.  Trump shton se OBSH-ja ka pasur informacion rreth virusit shumë më herët dhe ka gabuar në shumë vendime që ka marrë, duke favorizuar Kinën.

Deklaratat e fuqishme të Trump vijnë në mes të një vale kritikash te konservatorëve që akuzojnë OBSH-në për keqmenaxhim te situatës dhe lejimin e katastrofave për shumë shtete qe u gjendën të papërgatitur ndaj shpërthimit të COVID-19

Javën që shkoi Inteligjenca Amerikane zbuloi disa raporte sipas të cilave Kina ka raportuar më pak raste të koronavirusit siç ishin realisht.

Lexo edhe :  Amerika lëshon alarm për qytetarët në mbarë botën: Tregoni kujdes!

Senatorja Martha McSally kërkoi publikisht dorëheqjen e kreut të OBSH-së, Tedros Adhanom dhe akuzoi OBSH-në për fshehje të gjendjes reale të pandemisë në Kinë.

Burimi: Thehill, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Lajme të tjera

Web TV