Përkeqësimi i motit, ndalohet lundrimi i trageteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përkeqësimi i motit që pritet orët dhe ditët në vijim ka bërë që Kapiteneria e Përgjithshme të marrë masa për ndalimin e lundrimit të mjeteve të vogla lundruese dhe disa linjave të trageteve. Nga kjo e Shtunë deri të Hënën priten që dallgët të arrijnë nga 2.50 deri 4 metra dhe shpjetësia e erës deri 25-45m/s.

Kapitenieria ka njoftuar marrjen e masave “për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, duke përfshirë dhe ndalimin e lundrimit për mjetet e vogla nga e shtuna deri të hënën, si dhe disa linjave të trageteve ditën e diel.

Konkretisht, të dielën do të ndalohet  lëvizja e anijeve pasagjere në linjat ndërkombëtare Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Gjithashtu, ndalohet dhënia e lejes së nisjes gjatë datave 09-10 dhe 11 Mars duke filluar nga ora 17:00 datë 09.03.2024 për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, ditën e shtunë, do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Trageti i linjës Durrës-Ankona-Durrës do të operojë normalisht ditën e dielë.

Ndërsa në lidhje me linjën Sarandë-Korfuz-Sarandë do të njoftohet ditët në vijim.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas orës 22:00 të datës 11.03.2024, thuhet në njoftim.

Të fundit

Protesta në Tel Aviv, rezervistë që refuzojnë shërbimin

Ofer Cassif* Ndërsa Izraeli e shtyn përpara ofensivën e zgjeruar ushtarake në Gaza, me pasoja shkatërruese, më afër shtëpisë zëri...

Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Adriatik Lapajt dhe la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që mandati i...

Cipa dhe liria

Nga Ben Andoni Sikur dikush do arrinte ta prekte e ta hiqte cipën e shoqërisë sonë, atëherë do të trandej i gjithë vendi, bashkë me...

Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times “Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,” deklaroi presidenti Donald Trump në...

26 gusht 1920 – Gratë në SHBA fitojnë të drejtën e votës

Më 26 gusht 1920, Ndryshimi i 19-të në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara hyri në fuqi, duke u dhënë grave të drejtën e votës...

Lajme të tjera

Web TV