Si u arrestua në Korenë e Jugut i riu që vriste taksistët në Tiranë/ Publikohet fotoja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ervin Shahini i arratisur nga shqipëria në vitin e mbrapshtë 1997 nuk e mendonte për asnjë çast se jeta e tij e re nisur në Korenë e Jugut do të trazohej në 2024, duke e rikthyer sërish përballë drejtësisë dhe ligjit.

Ditët e para të vitit 2024 agjentët e Interpol Tirana, të cilët janë tashmë njësi e specializuar për gjurmimin dhe kapjen e personave në kërkim, së bashku me kolegët nga Koreja trokitën në derën e banesës së Shahinit.

Emisioni “FactCheck” mëson ekskluzivisht se ai jetonte në një lagje pranë qendrës së Seulit dhe përdorte emër shqiptar dhe dokumenta të falsifikuara. Në Seul ai kishte nisur një jetë të re e po ashtu kishte dhe një bashkëshorte nga Koreja.

Gjurmimi i Shahini njohur ndyrshe edhe si (Vrasësi i Taksistëve) nisi në 2015 për tu finalizuar me prangosjen e tij në vitin 2024.

Si u arrestua në Korenë e Jugut i riu që vriste taksistët

Por cilat janë krimet e Shahinit?

Emisioni FactCheck zbardh kronologjinë e ngjarjeve që datojnë 29 vite më parë: Shahini tashmë i arrestuar dhe në paraburgim në Korenë e Jugut duke përdorur armë të ftohta (thika), ka vrarë dhe plagosur taksistë në Shqipëri dhe Tiranë. Pasi ai merrte taksi si udhëtar për të shkuar në destinacionet e kërkuara, ndalte taksistë dhe niste të godiste nga pas me thikë drejtuesit e mjeteve.

Pasi u merrte paratë i vriste apo i plagoste ai i zbriste ata nga makina duke i lënë në rrugë dhe duke rrëmbyer edhe taksinë vijonte aktivitetin e tij kriminal.

Më datë 15.05.1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A.

Më datë 10.07.1995, plagosi me thikë shtetasin S.H.;

Më datë 27.08.1995, vrau shtetasin Xh. A.;

Lexo edhe :  E kishin lënë të pinin kafe bashkë, por…Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 81-vjeçarit

Më datë 27.10.1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.; informoi sot Policia e Shtetit.

Arrestimi në Republikën e Koresë u realizua në kuadër të operacionit “INFRA ATLAS” dhe “Suporti” ku si rezultat i shkëmbimit të inteligjencës policore, u bë identidikin dhe më pas kalimi i tij në qeli.

Shahini ndodhet në pritje të vendimit final të autoriteteve Koreane ndërsa praktika e në ngarkim të tij si dënimi me burg përjetë dhe arratisja nga burgu tashmë janë dërguar në Seul nëpërmjet ministrisë së dretjësisë.

FactCheck mëson se fillimisht Shahini ishte larguar drejt Greqisë, më pas në SHBA dhe prej disa vitesh kishte shkuar në Koren e Jugut aty ku dhe u arrestua./O.S

Të fundit

Piku i virozave/ Fluks vizitash në pediatrinë e Durrësit. Ja çfarë këshillojnë mjekët

Mbi 300 persona paraqiten çdo ditë në urgjencën e Spitalit të Durrësit për shkak të virozave të stinës. Sipas mjekëve,...

Amnistia për krime jo të dhunshme, Biden fal 2500 të dënuar për drogë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka falur gati 2500 persona të dënuar për vepra jo të dhunshme të lidhura me drogën, tre ditë para...

J.Lo në një romancë të re me aktorin e famshëm? Ja dyshimi që ndezi thashethemet

Jennifer Lopez dhe Kevin Costner kanë kaluar kohë së bashku pas pushimeve të ndara në Aspen. Sipas burimeve të cituara nga MSN, Lopez dhe Costner...

“ALO! SHESIM DYSHEKË!”/ Telefonatat e padëshirueshme të “call-centera”-ve do të ndalohen

Qeveria ka vendosur të ndalojë telefonatat e padëshirueshme përmes të cilave subjektet kërkojnë të shesin produkte. Përcaktimet ligjore janë publikuar në konsultim publik ku kufizime...

Dha tendera përmes falsifikimit, arrestohet kreu i prokurimeve në bashkinë Memaliaj

Një 31-vjeçar nga Memaliaj është ndaluar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, pasi akuzohet për 3 vepra penale gjatë kohës që ishte punësuar...

Lajme të tjera

Web TV