Përplasje fizike mes dy deputetëve në mbledhjen e “Rithemelimit”, çfarë po ndodh?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetët demokratë Tritan Shehu dhe Bledion Nallbati janë përplasur fizikisht sot në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar lidhur me mënyrën se si duhet të vijojë opozita aksionin e saj.

Shehu ka qenë i pari që ka theksuar se aksioni duhet të ketë në fokus arrestimin politik të Berishës, por kjo nuk është pritur mirë nga deputeti i Korçës.

Debati i tyre nuk ka mbetur te fjalët, por siç mësohet, dy deputetët jane kapur edhe fizikisht me njeri-tjetrin dhe është dashur ndërhyrja e kolegëve të tjerë për të shmangur agravimin e situatës.

Tritan Shehu: Nuk jam kundër negociatave në parim. Por gjërat kanë ndryshuar dhe janë përkeqësuar. Kemi liderin politik në arrest shtepie. Dhe në keto kushte unë mendoj se duhet të kemi një aksion tjetër të kordinuar. Ne duhet të luftojmë për elektoratin tonë. Prandaj duhet të vazhdojmë një aksion në rruge e kudo ndoshta edhe poshte ballkonit të liderit tonë.

Nallbati: Jam dakord me këtë që thotë profesori. Madje propozoj që me nisjen e aksionit të lëmë t’a drejtojë Tritani, e ne të gjithë t’i shkojmë nga pas.

Nallbati: Ik more ik. Na ke çmendur me këto muhabete. S’ke bërë asgjë për aksion dhe vjen e flet./O.S

Të fundit

4 shtator 1972: Tre hajdutë vjedhin 18 piktura nga Muzeu i Montrealit

Në orët e para të mëngjesit të 4 shtatorit 1972, tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar hynë në...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë rezidencës së tij në Jerusalem. Ai...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Lajme të tjera

Web TV