Plagosja e dyfishtë në Shkodër ka vënë në lëvizje krerët e Policisë së Shtetit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është nisur drejt qytetit veriperëndimor.
Gjithashtu, në vendngjarje po shkon edhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati.
Për zbardhjen e plagosjes janë angazhuar edhe forcat RENEA, ndërkohë që policia Shkodrës ka nhgritur disa pika kontrolli.
Kujtojmë se nga të shtënat mbeti i plagosur studenti në Akademinë e Sigurisë, me iniciale Gj. N. dhe kunati i tij Gj. N.
Pak pas plagosjes së dyfishtë, një makinë u gjet duke u djegur në afërsi të vendit të ngjarjes, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët./O.S