Pse viti 2024 është me fat për çiftet që duan të martohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të gjitha çiftet që ende janë në dilemën e altarit, për t’u martuar ose jo me njeriun e zemrës, ne kemi një lajm të mirë për ju: 2024-a është vit i mirë për të kurorëzuar dashurinë. Përveç qasjeve sentimentale për ata që duan të nisin rrugëtimin e martesës, në fakt ka disa tradita kulturore dhe surpriza astrologjike që e bëjnë kaq të veçantë këtë vit për dasma.

Ja disa nga motivet:

#1 Ndikimi pozitiv i horoskopit kinez

Viti me fat, sidomos në aspektin e martesave dhe lindjes së fëmijëve. Ky gjykim bazohet në faktin se shuma e numrave që përbëjnë vitin 2024, pra 2+0+2+4, përkthehet në numrin e favorshëm 8. Në kontekstin kulturor kinez, teta është simbol i dashurisë së përjetshme midis burrit dhe gruas. Ndryshe, pasuri ose bollëk, duke forcuar edhe më shumë harmoninë në marrëdhëniet martesore.

#2 Tradita irlandeze e “vitit të brishtë”

Një arsye tjetër që e bën vitin 2024 të jashtëzakonshëm për martesën, lidhet me traditën irlandeze të “vitit të brishtë”. Sipas këtij zakoni të lashtë, gratë kanë fuqinë të përmbysin traditën duke kërkuar dorën e partnerit për t’u martuar. Kjo praktikë bazohet në besimin se ndryshimi i roleve sjell fat në çift duke krijuar një lidhje edhe më të veçantë dhe unike mes tyre.

#3 Çfarë është e shkruar në yje

Krahas traditave kulturore, viti 2024 shihet si një vit me fat për t’u martuar falë një sërë ngjarjesh astrologjike që favorizojnë çiftet dhe martesën në përgjithësi. Yjet tregojnë një lidhje specifike të planetëve që ndikojnë në marrëdhëniet romantike, ndërsa astrologët mendojnë se konfigurimi qiellor gjatë këtij viti çon në forcim të raporteve mes partnerëve dhe ndikim pozitiv si në aspektin e komunikimit dhe atë të raporteve reciproke./E.Ç

Të fundit

Një telefonatë nga Tirana fut në ‘sherr’ Melonin me Macronin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për "egoizmin" mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër...

Spanja i kërkon Airbnb të tërheqë nga platforma mijëra shtëpi pushimi

Përpara fillimit të sezonit të verës, autoritetët spanjolle i kanë kërkuar Airbnb të heqë më shumë se 65,000 shtëpi pushimi me qira nga platforma...

Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, që u dënua për shpërdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë, u lirua nga burgu me vendim të Gjykatë...

Shtetet “kampion” për punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson në Evropë

Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Në Evropë, vetëm finlandezët punojnë më shumë nga shtëpia. Por mesatarja gjermane...

Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam i martuar me një burrë, njerëzit e dinë

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur në lidhje me javën kulturore europiane dhe nën...

Lajme të tjera

Web TV