Sunak i vendosur të “dëbojë” emigrantët/ Kur do të nisin fluturimet e para për në Ruandë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse bëhet fjalë për refugjatët, 91 vjeçari, Lord Dubs e humb toruan. “I turpshëm” është plani i qeverisë britanike, të dërgojë refugjatët në Ruandë, thotë ai, kjo dëmton imazhin e mirë të Britanisë së Madhe. Se si ndjehesh kur e braktis familjen dhe vendlindjen, Alfred Dubs e ka provuar vetë. Në Moshën 6 vjeçare me një tranposrt fëmijësh ai erdhi në Londër nga Praga, për t’i shpëtuar Holokaustit. Sot ai është deputet i Partisë Laburiste në Dhomën e Lartë të parlamentit dhe angazhohet për refugjatët.

Deri tani lordët kanë refuzuar miratimin e ligjit të ashtuquajtur ligji i Ruandës, dhe e kanë shtyrë këtë. Ndër të tjera, sepse ai shkel të drejtën ndërkombëatë. Por në fund ata do të dorëzohen, gjykon Dubs, në fund të fundit konservatorët përbëjnë grupin më të madh në Dhomën e Lartë. Dhe shpirti luftarak i lordëve, shpesh të moshuar, ka rënë, beson ai.

Konservatorët e ndjekin prej vitesh planin e Ruandës

Kryeministri britanik, Rishi Sunak e ka kthyer në prioritet “ndalimin e gomoneve”. Gati 30.000 refugjatë në vitin e kaluar erdhën me gomone përmes Kanalit të La Manshës. Këta dhe persona të tjerë që kanë hyrë ilegalisht në vend nga viti 2022 kërcënohen nga dëbimi në Ruanda. Pavarësisht prejardhjes, dhe pa verifikim të kërkesës për azil ata do të dërgohen në vendin afrikanolindir dhe do të bëjnë aty kërkesën për azil në Britaninë e Madhe.Boris Johnson ishte kryeministri i parë që e nisi një fluturim të tillë, me një grup refugjatës që do të niseshin për në Kigali, megjithë protestat e organizatave për të drejtat e njeriut. Gjykata Europiane e pengoi Johnson në minutën e fundit. 140 milionë paund ka transferuar britanikët në Ruanda, por deri tani asnjë refugjat nuk ka parë tokën ruandeze. Edhe Gjykata e Lartë Britanike e deklaroi joligjor këtë plan, sepse Ruanda nuk është vend i tretë i sigurtë. Këu qeveria ka bërë disa përmirësime dhe ka negociaur një marrëveshje të re me vendin afrikanolindor, ku ky i fundit suguron, se nuk do të dëbojë askënd në vendin origjinë.

Kryeministri, Sunak argumenton, se strehimi i refugjatëve në hotele kushton për ditë 6 milion paund. Me dëbimet në Ruanda ai pret një efekt frikësimi. Sunak apeloi, që lordët të mos i dalin kundër “vullnetit të popullit”, kryeministri beson, se me një politikë të ashpër azili do të fitojë pikë në elektorat.

Lexo edhe :  Franca akuzon inteligjencën ushtarake ruse për sulme kibernetike

Efekti frikësues i paqartë

Po a do t’i trembë një ligj i tillë refugjatët? Këtu mendimet ndahen. Jacquline McKenzie, avokate për të drejtat e njeriut në Londër përfaqëson një irakian që do duhej të dëbohej në Ruanë, para se Gjykata Europiane ta pengonte fluturimin. Ky person ndidhej ndërkohë i lidhur në autobus për të shkuar në avion. Përvoja e tij është traumatike, thotë ajo. Ndërkohë ai ka mundur të provojë, se ishte viktimë e tregtisë me njerëz dhe mund të qëndrojë me leje qëndrimi në Britaninë e MAdhe. McKenzie nuk beson tek efekti frikësues. “Ne flasim prej vitesh për Ruandën dhe njerëzit vazhdojn të vijnë.”

Nikolai Posner nuk është aq i sigurtë për këtë. Ai punon për organizatën franceze të refugjatëve, Utopua 56 dhe ndodhet shpesh në qytetin verior francez port Kale, ku migrantët i hyjnë rrugës së rrezikshme. Kur ky plan u bë i ditur para dy vitesh, ka pasur vërtet më pak kalime detare, “deri sa kontrabandistët i ulën çmimet”, kjo mund të ndodhë edhe tani. Ai kërkon rrugë të sigurta dhe legale.

Në dorën e kryeministrit

Nëse ligji miratohet në ditët e ardhshme, nuk është e qartë, se kur do të fillojnë fluturimet e para. McKenzie është e mendimit megjithatë se kjo çështje do të vazhdojë të trajtohet në gjykata. Por kryeministri Sunak duket i vendosur të dëbojë refugjatët e parë sa më shpejt. Ai e ka marrë në dorë si kryeministër çështjen e migracionit, dhe nëse gjërat do të zhvillohen si dëshiron ai, do të kalonin vetëm pak ditë deri sa të kryhet fluturimi i parë, nëse ligji miratohet. Lordi Dubs është i zemëruar. Në fund të fundit, Britania e Madhe ka qenë vend themelues i Gjykatës Europiane, nënshkruese e Konventës së Gjenevës për Refugjatët. Lordi Dubs nuk e duron dot, që vendi që e pranoi atë si fëmijë me kaq përzemërsi, “tani jep një shembull kaq të keq”, ai do të vazhdojë të luftojë kundër ligjit të Ruandës sa të mundet./DW

Të fundit

Fushata e LaCivita-s? Jo, e 6 milionë dollarëve

Ylli Pata Jemi në sprintin e fundit të zgjedhjeve të 11 majit dhe objektivi kryesor i fushatës së Berishës nuk...

Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë lëshuar një paralajmërim të ri për një skemë mashtruese në rritje në WhatsApp, e njohur si mashtrimi “Hi Mum”....

Oferta e SHBA: 1000 dollarë për çdo shtetas të huaj që largohet vullnetarisht

Departamenti i Sigurisë Kombëtare është i gatshëm të ofrojë një shifër të lartë monetare për çdo emigrant të parregullt që zgjedh të vetëdeportohet nga...

“Si u bë me 3 shtëpi?”/ Tedi Blushi i përgjigjet Kryemadhit

Kandidati i koalicionit opozitar PD-ASHM në qarkun e Tiranës, Tedi Blushi, ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin opozitar, duke u ndalur edhe te...

Shqipëria me shifra alarmante, e katërta në Evropë për numrin e të burgosurve

Në Shqipëri burgjet janë të tej mbushura, në raport me shumicën e Evropës. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, Shqipëria renditet e katërta...

Lajme të tjera

Web TV