Pse makaronat janë një ushqim i pazëvendësueshëm gjatë agjërimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në periudhat e agjërimit apo mungesës së gjatë të ushqimit, organizmi përballet me sfida të ndryshme, siç janë nevoja për energji të vazhdueshme dhe menaxhimi i ndjesisë së urisë që mund të forcohet gjatë orëve të gjata pa ushqim. Prandaj në këtë periudhë është e rëndësishme të zgjidhni ushqime që ofrojnë jo vetëm vlera të larta ushqimore, por edhe prakticitet në përgatitje dhe konsum. Në këtë kontekst, ne kemi përzgjedhur makaronat si një recetë ideale edhe gjatë muajit të ramazanit për shkak të disa faktorëve kyç.

 Pse makaronat?

Së pari, makaronat janë një burim i shkëlqyer i karbohidrateve komplekse, të cilat janë esenciale për të ofruar energji të qëndrueshme gjatë ditës. Karbohidratet komplekse hidrolizohen ngadalë, duke siguruar lirimin e ngadaltë të glukozës në gjak, kjo do të thotë energji më të qëndrueshme dhe menaxhim më të mirë të ndjesisë së urisë. Gjthashtu makaronat janë një burim i mirë i proteinave, kujdesuni të zgjidhni gjithnjë ato me sasi të lartë proteine.

Për më tepër, makaronat janë të shpejta dhe të lehta për t’u përgatitur dhe kombinuar, duke u bërë ideale për ata që kërkojnë ushqime praktike që mund të përgatiten dhe të konsumohen edhe në kushte të ndryshme, si në shtëpi, në punë, apo edhe në udhëtime. Kjo i bën makaronat një ushqim shumë të përshtatshëm edhe gjatë agjërimit, kur koha dhe energjia për përgatitjen e ushqimit mund të jenë të kufizuara.

 Çfarë ju sugjerojmë?

Kur bëhet fjalë për shembuj konkretë të gatimeve me makarona që mund të ofrojnë diversitet në dietën e agjërimit, lista e formave, llojeve, kombinimeve dhe gatimeve mbetet e gjatë. Ne kemi përzgjedhur disa lloje makaronash të shijshme me përmbajtje karbohidratesh të mira dhe proteina të larta. Pra nëse po kërkoni vaktin e shpejtë këtë periudhë, zgjidhni spagetit me 14% proteinë nga Pasta Diamond. Makaronat e tyre me grurë të plotë janë një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë një burim të mirë të fibrave dhe vlerave ushqyese, të cilat ndihmojnë në menaxhimin e urisë dhe mbështesin sistemin tretës.

Një recetë e shpejtë dhe e thjeshtë që mund të provoni është spageti me perime të stinës. Kjo pjatë jo vetëm që është e pasur me karbohidrate komplekse nga makaronat, por edhe ofron një sasi të mirë të vitaminave dhe mineraleve nga perimet. Përgatitja është e thjeshtë: ziejini makaronat sipas udhëzimeve në paketim, shtoni perime të freskëta ose të ngrira që keni në frigorifer, dhe përfundoni me një lugë vaj ulliri për një shtesë të shëndetshme yndyrnash.

Lexo edhe :  Sa ujë duhet të pijë një njeri në ditë? Flasin ekspertët

Për ata që preferojnë një shije më të lehtë shoqëruese, një tjetër sugjerim është sallata e ftohtë me pene. Sipas sugjerimeve të ekspertëve në Pasta Diamond, këtë recetë mund ta përgatisni duke ndezur furrën në 180 gradë, ndërkohë zieni makaronat për 2 minuta më pak se udhëzimet e paketimit. Për të përgatitur salcën shkrini 25 gr gjalpë, shtoni 25 gr miell dhe gatuajini të gjitha për 1 min, shtoni edhe 300 ml qumësht dhe pak djathë në fund. Makaronat e kulluara bashkë me salcën bashkojini në një tavë dhe futini të piqen për 15-20 minuta. Shijojini të ftohta bashkë me ushqime të tjera.

Përmes këtyre sugjerimeve nga AgroWeb dhe Pasta Diamond dhe vlerat e tyre ushqimore, lehtësinë e përgatitjes, dhe diversitetin e shijeve që ofrojnë, makaronat mbeten një zgjedhje e shkëlqyer për të përballuar agjërimin me energji dhe shije./O.S

Të fundit

Duka jep lajmin: Stadiumi Kombëtar do quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë....

“Më vjen neveri kur shoh deputetët e PD që sillen ashtu për një copë rrogë”

Deputeti i Kuvendit Dashnor Sula foli sot në “Breaking” pas seancës parlamentare, duke kritikuar kolegët e tij të Partisë Demokratike. Sula tha se u ndje...

Kufizohen kreditë për shtëpi! Më 1 korrik ndryshojnë ‘rregullat e lojës’ me bankat

Këtë të enjte ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë për të kufizuar kredinë që do marrin qytetarët për të blerë...

Franca dhe Spanja përballen në gjysmëfinalen e dytë të Nations League,formacionet zyrtare

Spanja dhe Franca përballen sonte në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kombeve, për të siguruar biletën për finalen e madhe përballë Portugalisë. Do të...

Shtatori vjen me surpriza! Rama dhe Berisha bien dakord për Reformën Zgjedhore?

Maxhoranca dhe opozita dhanë sinjalet e para për ngritjen e një komisioni të posaçëm për reformën zgjedhore, me formimin e Parlamentit të ri në...

Lajme të tjera

Web TV