Gjykata e Fierit ka miratuar ekstradimin në Kosovë të xhaxhait të Ben Qimes, i njohur ndryshe si Arben Isufaj.
65-vjeçari Ahmet Isufaj është pjesë e listës së Operacionit Forca e Ligjit, e cila i ka kërkuar për të deklaruar pasurinë.
Mësohet se Ahmet Isufaj kërkohet nga Kosova për trafik droge.
Ndërkaq, vetë Arben Isufaj, të cilit gjithashtu i është dërguar kërkesa për vetëdeklarim pasurie nga ana e OFL-së, përgjatë viteve 2004 dhe 2005 dyshohet se është marrë me aktivitet kriminale në Hollandë dhe Itali, duke shitur dhe trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe heroinë. Si pasojë e këtij aktiviteti, policia e Fierit argumenton se Isufaj ka mundur të përfitojë shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se i ka investuar në Shqipëri, ku një pjesë të pronave janë të regjistruara në emër personave që janë rreth familjar me Isufaj, me inicialet A.Ç dhe L.Ç.
Biznesmeni fierak Arben Isufaj, dyshohet se ka trafikuar nga Holanda në drejtim të Italisë, një sasi prej 23 kilogramë kokainë.