“Ilaçin” e stresit dhe ankthit e gjeni këtu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stresi dhe ankthi janë dy ndjesi të zakonshme në ditët e sotme për shkak të shumë arsyeve, përfshirë ngjarjet globale, ngjarjet personale, dhe shpejtësia e jetës moderne. Të gjithë përjetojnë stres në momente të ndryshme të jetës së tyre. Por kur është stresi një problem që kërkon vëmendjen tonë? Çfarë simptomash duhet të kenë kujdes njerëzit dhe cilat janë ndikimet shëndetësore të stresit afatgjatë si dhe ankthit? A ka disa mënyra për t’a menaxhuar atë? Si mund të ulim nivelet e kortizolit, hormonit të stresit? Në studion e “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja ndajmë disa këshilla shumë efikase për shëndetin e trurit si dhe cilët janë bimët mjekësore më të mira që luftojnë stresin dhe ankthin.

Shkaktarët e stresit dhe ankthit sipas Ylli Merja janë: ngacmues të shumtë të jashtëm: zhurma, stresi në qarkullim, lodhja në punë; sjellja në shoqëri; çrregullimet në çervikale; çrregullime në tretje dhe jashtëqitje.

“Këta ngacmues që shqetësojnë sistemin nervor qendror apo periferik bëhen më pas dominuese dhe arrijnë që sistemi nervor dhe endokrin të mos punojnë qetësisht e normalisht, por të punojë i shqetësuar, i mërzitur, i stresuar. Që të gjitha këto ngarkesa sjellin një lodhje dhe manifestohen në ankth, largim nga vetvetja e njëkohësisht edhe organizmi fillon të mbartë këto ngarkesa emocionale. Ekziston një vijë e hollë ndarëse midis ankthit dhe stresit. Ankthi është si “flakë” në këmbë që po të keni kurajë e ktheni në forcë për të përballuar rrezikun. “Busulla morale” në trurin tonë dhe qendra e amigdalës në zonën cerebrale rigjeneron veprimtarinë nëse kuptojmë shkakun kryesor që çoi në nxitjen e ankthit” thekson Merja.

Po cilat janë disa nga simptomat e stresit dhe të ankthit? Simptomat e stresit përfshijnë: rrahje të shpejta të zemrës, frymëmarrje e shpejtë mbi 28-30 frymëmarrje në minutë, dhimbje muskujsh, çrregullime në tretje dhe jashtëqitje, marramendje, lodhje muskujsh dhe trupi, pa lumturi. Këto çrregullime janë afatshkurtër, thotë Merja, ndërsa ankthi është përgjigjia e brendshme karshi stresit dhe funksioneve fiziologjike të tyre. Disa nga simptomat e ankthit janë: shqetësim i tepërt për diçka të zakonshme, përsëritja e disa veprimeve me gishta e duar, dridhje duarsh, pafuqi, djersitje, shtrëngim kraharori, vështirësi në frymëmarrje, paaftësi për të përfunduar një detyrë, pasiguri në vetvete, dyshim në vetvete, reagime ndaj zhurmave, rritje e tensionit, çrregullim paniku, fobi, frikë nga ambjentet sociale.

Lexo edhe :  Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbni peshën e tepërt!

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, na tregon bimët më të mira që ndihmojnë që ankthi të kthehet në forcë

– Lulet e Manjolës dhe jamballi ulin kortizolin e tepërt në gjak

– Lulja e basanit qetëson sistemin nervor

– Bari i bletës qetëson sistemin nervor dhe jep gjumë të qetë

– Lulja e livandos qetëson sistemin nervor, relakson trurin, rrit qartësinë mendore

– Harmonia nxit veprimtarinë e trurit, lufton ngathtësinë nervore

– Borziloku, boronica, aronia, forcojnë kujtesën, mprehin veprimtarinë e trurit

– Shafrani “floriri i kuq” lufton ankthin dhe stresin

Gjithashtu Merja rekomandon dhe trajtimin me vajrat bimore për të “korrur” përfitimet shëndetësore

– Vaj për qetësinë e sistemit nervor: Në 30 ml vaj basani shtoni vaj sherebele 6 pika, vaj livando 4-5 pika, vaj valeriane 4 pika, vaj bar blete 4 pika. Pini 2 × 1 lugë çaji në ditë pas buke

– Vaj për normalizim të frymëmarrjes: Në 30-40 ml vaj basani shtoni esencë ekualipsi 5 pika, esencë livando 5 pika, vaj mente 5 pika, vaj kanelle 4 pika dhe esencë limoni. Pihen 2-3 lugë kafeje në ditë pas buke

– Vaj për nxitjen e veprimtarisë së trurit: Në 30-40 ml vaj basani shtoni esencë rozmarine 5-6 pika, esencë borziloku 5 pika, esencë mente 5 pika. Pini 2 x 1 lugë çaji në ditë

– Vaj që shndërron serotoninën në melatoninë: Në 50 ml vaj basani shtoni vaj portokalli 6 pika, vaj bar blete 5 pika, livando 6 pika, borzilok 5 pika, ekualips 5 pika. E përshtat trupin për të vepruar sipas sistemit cirkardian. Pini 2 x 1 lugë çaji në ditë pas buke. Rregullon humorin dhe gjumin.

Në mbylje të bisedës Merja sugjeron mëngjesin ideal më të shëndetshëm për trurin me kos, muesli, boronicë dhe shafran. Ndërsa për një gjumë të qetë rekomanandoi një çaj me 200 ml qumësht, 1 lugë bar blete dhe 1 lugë çaji valerjanë./O.S

Të fundit

Gjatë 4 muajve vodhi në të njëjtin dyqan 7 palë syze, kapet 40-vjeçari

Gjatë 4 muajve, vodhi në të njëjtin dyqan, aksesorë me vlerë rreth 11 200 euro, kapet 40-vjeçari, i dënuar...

A ka dallim mes “paqes” së Trumpit dhe kapitullimit?

Presidenti amerikan mburret se "ka një marrëveshje" për paqen me Rusinë. Ukraina është kundër, ndërsa shumëkush e quan këtë si kapitullim të Trumpit. "Unë...

‘Nisma Shqipëria Bëhet’ në Laprakë, Shabani: Luksi i tyre financohet nga vuajtjet tona!

Banorët e Laprakës i janë bashkuar takimit të “Nisma Shqipëria Bëhet” pasditen e së enjtes. Në takimin ku u prezantuan kandidatët dhe programi, kryetari...

Kërcënoi me armë zjarri bashkëshorten, arrestohet 40-vjeçari në Kamëz

Një 40-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. I arrestuari është identifikuar si Agron Mici. Mi sipas njoftimit të policisë...

Terror në mëngjes për të grabitur një pikë karburanti, ‘skifterët kapin’ vetëm… 300 euro

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të së premtes, 25 prill, në një pikë karburanti në zonën e Stavroupoli në Selanik. Dy persona...

Lajme të tjera

Web TV