Festë e madhe sot në Tiranë/Nga Ramë Lahaj tek këngëtarja e njohur nga Maqedonia e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tenori i famshëm Ramë Lahaj është një prej artistëve më të suksesshëm shqiptarë, zëri i të cilit ja ngritur peshë skenat më të mëdha botërore.

Por sot, më 19 Mars, Lahaj, me performancën e tij, do të jetë i pranishëm në Tiranë, në një Koncert Gala dedikuar 25-vjetorit të themelimit të SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.

Tenori me famë botërore nuk do të jetë surpriza e vetme e festës së madhe, e programuar për tu dhënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Sopranoja Ulpiana Aliaj, këngëtarja e famshme nga Maqedonia e Veriut Karolina Goçeva, Ansambli i Këngëve dhe Valleve e shumë të ftuar special nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Austria etj, do ta shndërrojnë këtë të martë në një mbrëmje të paharrueshme.

I gjithë spektakli do të moderohet nga dy emra të njohur të ekranit, Ardit Gjebrea dhe Fjoralba Ponari. Kjo e fundit edhe imazh i SIGAL UNIQA.

“SIGAL UNIQA Group Austria”, 25 vite histori suksesi

 E themeluar në Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni.

Falë strategjisë së tij “par excellence”, modelit të biznesit, menaxhimit financiar dhe stafit profesional, kompania është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.

Sot, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohhet me standarte tërësisht evropiane.

Lexo edhe :  “Mbret dhe Pushtues”, Norton e Coster-Waldau luftojnë në Betejën e Hastingsit

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të “SIGAL UNIQA Group Austria”.

Ndaj dhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al

E-mail: info@uniqa.al

Whatsapp: 068 60 62 829

Të fundit

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar...

Fund berishizmit! Një listë për ansamblin që mund të thurë opozitën e re shqiptare

Për të mirën e demokracisë shqiptare, ka ardhur koha që Partia Demokratike të reformohet dhe të heqë dorë nga berishizmi. Drejtuesit politikë që dështuan...

Skandal në Premier League! Yjet e futbollit kanë trukuar ndeshje

Premier League është përfshirë në një skandal të ri, pasi një ish-shef i policisë suedeze ka deklaruar se disa futbollistë të kampionatit anglez kanë...

‘Heroi im Bardhi’, këshilltari i PD nxjerr postimin e Flutura Açkës më 2021

Këshilltari i PD, Marash Logu ka reaguar pasi deputetja Flutura Açka me një postim të sotëm sulmoi Gazment Bardhin, një ditë pasi Berisha dha...

Berisha nxjerr “sekretin shtetëror”: Ja ku u rrëmbye Daniel Shima

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një statusi në rrjete sociale ka folur gjatë për zhdukjen e ish-zv. drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima...

Lajme të tjera

Web TV