E arrestuar për vjedhje, pastruesja e Alda Klosit dhe djali i saj dalin para gjykatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sanitarja e shtëpisë së ish-drejtoreshës, Alda Klosi, Rozeta Dobi mbërriti në Gjykatën Penale, së bashkua me djalin e saj.

Ndërkohë, Klosi nuk është paraqitur.

Dy javë më parë, Klosi dhe sanitarja u ballafaquan me njëra-tjetrën këtu në Prokurorinë e Tiranës. Gjatë rimarrjes në pyetje, përballë njëra tjetrës, edhe Klosi edhe Dobi këmbëngulën versionin paraprak që kanë dhanë në polici.

Ish-zyrtarja i qëndron alibisë se shumën prej 120 mijë euro e 30 mijë dollarë ja vodhi Rozeta Dobi, të cilën e kishte punësuar prej pesë vitesh. por sanitarja ka insistuar se jo vetëm që këtë shumë ja kishte besuar shefja Klosi për ti ruajtur, por edhe vlerën prej 400 mijë euro të gjetura në aspiratorin e kuzhinës i përkasin Alda Klosit.

Kundër njëra tjetrës, të dyja po përpiqen të rëndojnë pozitën e kundërshtares, që nëse vërtetohet se cila është fajtorja, tjetra i shpëton drejtësisë. Megjithatë për ish drejtoreshën e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj gurët kanë filluar të lëvizin, meqenëse ajo nuk e justifikon dot se ku e gjeti burimin e 120 mijë eurove. Një biznesmen ka deklaruar se i ka dhënë ai borxh, por edhe ky qëndrim mbetet i dyshimtë për akuzën.

Dobi akuzohet për vjedhje në bashkëpunim, kurse Klosi për pastrim parash, deklaratë të rreme para policisë dhe fshehje pasurie./O.S

Të fundit

Matura Shtetërore, zhvillohet këtë të martë provimi i Lëndës me Zgjedhje

Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen të martën provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij të lëndës me...

Fillon Bllokada e Berlinit, një nga përplasjet e para të mëdha të Luftës së Ftohtë

24 qershor 1948 Më 24 qershor 1948, Bashkimi Sovjetik nisi Bllokadën e Berlinit, duke ndërprerë të gjitha rrugët tokësore dhe hekurudhore që lidhnin Berlinin Perëndimor...

Parashikimi i motit për sot, 24 qershor 2025

Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot...

Farefis

Nga Edison Ypi Një dhëndërr nga të farefisit ka në pronësi një hotel me tre kate në dalje të qytetit. Me anë të disa dallavereve...

“Lufta mbaroi!”, Donald Trump njofton marrëveshjen e fundit Iran-Izrael

Donald Trump ka njoftuar arritjen e marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe Izraelit. Postimi i plotë URIME TË GJITHËVE! Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe...

Lajme të tjera

Web TV