“Të lumtë pushka!”,Einxhel Shkira i del në mbrojtje Eglës:Ky është realiteti ynë i hidhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhur me këtë deklaratë të aktores, ka reaguar Saimiri, i cili ka treguar se kjo çështje tashmë është në gjykatë.

Kur u vu në dijeni për situatën, Egla u shpreh gjatë ‘Prime-t’: Marr përgjegjësi për gjërat që them, mirësetëvijë Gjykata. Unë sigurisht nuk kam prova materiale sepse ndodhi shumë vite më parë, ishte një kërkesë për punë, nuk kam shkuar aty për të futur në kurth zotin Saimir. Por mund të bëj diçka tjetër, të cilën do e mendoj shumë mirë, para se ta prenoncoj publikisht.

Një ndër personazhet publik që i ka dalë në mbrojtje Eglës është Einxhel Shkira, e cila e ka vlerësuar aktoren për guximin.

“Nuk kam qenë dakord me 99% të gjërave që Egla thotë edhe bën por sot i them: “Të lumtë pushka”. Kjo që tha do guxim dhe mesa duket ky guxim nuk i mungon asaj as para gjithë botës. Ky është realiteti jonë i hidhur, që të bën të heshtim nga shumë frikëra të ndryshme, por mbi të gjitha nga provat që i kërkohen “viktimës”. Prova të cilat gjithmonë mungojnë se askush nuk niset me idenë se do ngacmohet në një takim pune dhe do ta ketë të nevojshme ta faktojë atë… E me këtë justifikim, gjithmonë drejtohet gishti si fajtore nga ajo që ka patur “guximin e budallait” të nxjerrë në sipërfaqe traumën e historisë së saj. Ndoshta e vërtetë, ndoshta gënjeshtër, ne nuk do e dimë kurrë se çfarë ka ndodhur, por çuditërisht gjithmonë gratë po gënjenkan. Për të fituar çfarë? Akoma nuk e dimë se çfarë interesi ka një grua të gënjejë që është ngacmuar, kur jo vetëm nuk fiton gjë prej kësaj por as nuk besohet, përkundrazi quhet imorale, mashtruese ose “me siguri e ka kërkuar vetë”. Kush dreqin gjen guximin të thotë “gënjeshtrën” e saj për të mos marrë asgjë në këmbim?”- shkruan Einxhel./O.S

Lexo edhe :  Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

 

 

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV