Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza kundër opozitës, pasi sipas tij kjo e fundit kërkon që në Shqipëri të ketë më shumë viktima.
Reagimi i Ramës erdhi pas një deklarate të Bashës, i cili hidhte dyshime se tamponët bëhen për deputetët dhe jo për njerëzit në nevojë.
Tamponët për deputëtë?
Nuk dua të humbasë kohë me kryetarin e PD, pasi është për të ardhur keqë dhe njerëzit sot kërojnë nga çdo figurë publike ndihmë, por kur dëgjojnë fjalë të tilla janë tragji-komike. Testet nuk janë ushqime që u hiqet nga goja njerzve në nevojë dhe i gllabërojnë deputëtët. Ajo që vlen është rezultati.
Ju thoni që opozita do më shumë të vdekur?
Unë mendoj se kur thuhen gjëra të tilla, nxirret një dëshirë që është dhe e pavullnteshme. Lideri legjendar është në kërkim të kufomave çdo ditë. Pasi thotë se po fshihen viktimat dhe vetë ai di se ku janë. Këto janë kriminale dhe të papranueshme, deklaroi Rama i ftuar sot në emisionin “Open” në Top Channel.