Lufta ndaj koronavirusit/Rama tregon nëse do bëjmë plazh këtë verë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë qytetarët pyesin shpesh se sa do të zgjasë koronavirusi që deri më tani ka prekur shumë vende të botës, duke shkaktuar mijëra viktima dhe mbi 1 milion të prekur.

Një nga pyetjet që i është bërë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’, kreut të qeverisë, Edi Rama nëse do të bëjmë plazh këtë verë, kryeministri është përgjigjur se duhet të përgatitemi të shkojmë në plazh, por me rregulla të reja.

“A do shkojmë në plazh? Unë shpresoj se po, por jo si dikur. Do shkojmë me rregulla të reja”, tha Rama. Shefi i qeverisë tha se në maj do të nisë hapja graduale e vendeve të punës, por duhet të përgatitemi të bashkëjetojmë me koronavirusin deri në 10 muaj, ndoshta edhe 3 vjet.

Në fund të majit, do të shohim sa janë ata që kanë filluar punën dhe sa janë ata që nuk filluan dot. Hapja nuk do jetë si një ditë çlirimi. Do kemi hapje graduale dhe do bashkëjetojmë me armikun. Do përgatitemi për një jetë 2, 5, 10 muaj, disa thonë tre vjet, me rregulla të reja dhe duke u mbrojtur nga koronavirusi”, u shpreh Rama.

Të fundit

Epidemia/ Viktima e parë, një 2-vjeçar vdes nga fruthi, numri i të prekurve arrin rekord

Që kur filloi shpërthimi i fruthit në Izrael rreth tre muaj më parë, janë diagnostikuar 503 pacientë, nga të...

Katër të arrestuar për flakët në Berat, kamerat filmojnë një prej zjarrvënësve

Katër persona janë arrestuar për zjarret në qarkun Berat. Policia ka njoftuar këtë të mërkurë se ka vënë në pranga “4 autorët e zjarrvënieve...

Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të rinj. Nga mbi 1.1 milionë...

“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët...

Arsyet pse izraelitët kanë mbyllur sytë ndaj Gazës

Nga Shira Efron* Një lumë imazhesh të fëmijëve të uritur në Rripin e Gazës ka tërhequr vëmendjen e botës, duke thelluar zemërimin ndaj veprimeve të...

Lajme të tjera

Web TV