Megi Pojani rrëfen se është ngacmuar nga një pronar televizioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në episodin e radhës të podkastit “MeKast”, Megi Pojani ka treguar se është ngacmuar nga pronari i një televizioni të njohur. Përballë motrave të saj, Inës dhe Marselës, Megi shprehu një rast personal.

“Në momentet që kam pasur të bëj me burra dhe kam pasur marrëdhënie me burra, ka pasur ngacmim dhe flirt, por e quaj të shëndetshëm kur nuk merr përgjigje mbrapsht dhe nuk më pengon në punë, përveç një rasti. Ta them?”, pyeti Megi dhe pasi mori aprovimin e motrave, tha:

“Para pak kohësh kam bërë një intervistë në një televizion tjetër dhe më shkruan në Instagram pronari i televizionit, emër shumë i njohur. Unë akoma e ndjej sikur jam 15 vjeç dhe më duhet t’i respektoj dhe të jem e sjellshme ndaj një personi që ka ndërtuar disa gjëra. Më shkruan dhe më thotë se stafi të do shumë, intervista ishte shumë e bukur, do doja të të takoja. I thashë “faleminderit” dhe kaq. Për një muaj ai më shkruante çdo ditë dhe më kërkonte që të takoheshim”.

Më tej, Megi vijoi:

“Në asnjë moment nuk mendova se po më ngacmonte. Ajo që po më bezdiste ishte që më kërkonte darkë, sepse unë darkat në një takim pune, mbi të gjitha me një burrë, nuk i preferoj. Mes rreshtash shkruante herë pas here për punë. Nuk kisha diçka në dorë dhe thashë pse mos ta takosh dhe ta humbësh si mundësi, dhe i them ta takoj për drekë. Ishte takimi më i çuditshëm që kisha pasur në jetë. Ai më fliste vetëm për pushtetin e tij, sa para bënte te ky projekt”.

Lexo edhe :  Alba Pollozhani dhe Lim Hoti në pritje të ëmbël?Ja arsyeja e largimit të çiftit nga Ferma

Moderatorja tregoi se gjatë takimit ai i fliste për gjëra që s’kishin lidhje me punën dhe se e ftonte për darkë:

“Gjatë takimit ai më pyeste nëse do dilnim për darkë atë natë dhe unë për ta hequr qafe i thashë që do shkoja në Korçë me shoqet e mia. Pasi mbaruan drekën, ai ishte shumë i pështirë me mimikat që bënte dhe ishte shumë tendencioz dhe kur u largova nga restoranti, ai më shkruan një roman ku më tregonte sa mirë kishte kaluar me mua dhe që donte të më takonte prapë”.
Megi tha se nuk i ktheu përgjigje. Rrëfimi i saj vjen pas deklaratës së Egla Cenos se është përballur me një situatë të pakëndshme para rreth 25 vitesh, kur Saimir Kodra i ka kërkuar seks në këmbim të një vendi pune./E.Ç

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV