OKB miraton rezolutën për armëpushim në Gaza, SHBA abstenon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që kërkon një armëpushim në Gaza për pjesën tjetër të muajit Ramazanit.

Muaji i shenjtë mysliman filloi më 10 mars dhe do të përfundojë më 9 prill, që do të thotë se këshilli po bën thirrje për një armëpushim dy-javor, megjithëse drafti thotë se pauza në luftime duhet të çojë “në një armëpushim të qëndrueshëm të përhershëm”.

SHBA abstenuan nga votimi, me 14 anëtarë të tjerë të këshillit, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Britaninë e Madhe, votuan pro.

Rezoluta kërkon gjithashtu lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.

Përpara votimit, media lokale raportoi se kryeministri Benjamin Netanyahu kërcënoi se do të anulonte një vizitë të planifikuar në Uashington me një delegacion nëse SHBA nuk do të vinte veton ndaj propozimit.

Të premten, Rusia dhe Kina vendosën veton ndaj një rezolute të sponsorizuar nga SHBA që do të kishte mbështetur “një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm” në konfliktin Izrael-Hamas.

Këshilli kishte miratuar dy rezoluta mbi përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza, por propozimi i së premtes shënoi herën e parë që SHBA-ja mbështet një rezolutë që përmban fjalën “armëpushim” gjatë luftës në Gaza – duke reflektuar një ashpërsim të qëndrimit të administratës Biden ndaj Izraelit./E.T

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV