Një incident ka ndodhur këtë të premte në lagjen e njohur si ‘Parku i Autobusëve’ afër 21 Dhjetorit, Tiranë. Një burrë ka humbur ndjenjat dhe është përplasur në tokë ndërsa ndodhej në afërsi të një stacioni autobusi.
Policë Ushtarakë që ndodheshin në patrullim në zonë kanë shkuar t’i japin ndihmën e parë burrit. Pak minuta më vonë në vendin e ngjarjes ka shkuar amulanca e cila ka transportuar me urgjencë burrin.
Bëhet me dije se burri nuk kishte simptoma të Covid-19 dhe aktualisht ndodhet në gjendje të stabilizuar./Fjala.al