Sistemi i Gjendjes Civile, “online”/ Balla: Shqiptarët kursyen mbi 13 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ka deklaruar se do të shtohen shërbimet “online” në sistemin e Gjendjes Civile.

Balla u shpreh se ndryshimet për ligjin e sistemit të Gjendjes Civile do të votohen së shpejti në Kuvend.

Më tej Balla bëri me dije se shërbimet “online” u kanë kursyer shqiptarëve 13.2 milionë euro.

“Kam komunikuar ndryshimet që bëmë dhe shumë shpejt do ta mbrojmë dhe miratojmë në Kuvend ligjin për ndryshimin e sistemit të adresave.

Çohet në një nivel tjetër digjitalizimin për shërbimet ‘online’.

Gjatë 2 viteve të fundit nga zyrat e Gjendjes Civile janë dhënë 11.3 milionë certifikata digjitale, e përkthyer në vlerë financiare, kursyer nga xhepat e qytetarëve shqiptarë, vetëm vlera e tyre si shërbim shkon në 13.2 milionë euro. Pa llogaritur kohën e humbur.

Ky revolucion digjital i ndodhur në shërbime ka sjellë kursim të parave nga xhepat e qytetarëve shqiptarë. Kjo është arritja e parë”, tha Balla.

Ndërkohë u bëri thirrje qytetarëve të deklarojnë vendbanimin.

“I drejtohem me përulje çdo qytetari që të deklarojë vendbanimin dhe qëndrimin. Është detyrim ligjor të njoftojë vendin ku banon apo qëndron”, tha ai./O.S

Të fundit

Irani: Të gatshëm për negociata, jo për imponime! Nuk duam armë bërthamore

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani është i gatshëm të rikthehet në tryezën e...

Zyrat ligjore ndërkombëtare publikojnë raportin: Veliaj, i ndaluar padrejtësisht nga SPAK

Dy zyrat ligjore Kasowitz LLP me seli në Nju Jork dhe Mishcon de Reya LLP me seli në Londër, që përfaqësojnë Erion Veliajn, kryetarin...

Hapësira ajrore iraniane rihapet për fluturimet ndërkombëtare

Hapësira ajrore e Iranit është rihapur pjesërisht këtë të martë, pas armëpushimit të arritur me Izraelin, që i dha fund 12 ditëve përshkallëzimi ushtarak. Lajmi...

Urbani përplaset me makinën, bllokohet qarkullimi në Sarandë! Pasagjerët në panik

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në qytetin turistik të Sarandës, ku një autobus është përplasur me një automjet. Aksidenti ka bllokuar trafikun në...

Cila është padia që mori Flamur Noka nga punonjësi i burgut?

Flamur Noka do të përballet me gjykatën e posaçme pasi është paditur nga një punonjës I burgut të Peqinit për shpifje dhe ...

Lajme të tjera

Web TV