‘Më paragjykuan se fshija rrugët’/ Kolonjari prek me rrëfimin: Dua të gdhend gurin por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur të tjerët janë ende duke fjetur, Lorenc Dhimitri merret me mbledhjen e inerteve dhe zbrazjen e kazanëve të mbeturinave në qytetin e Ersekës.

“Çohem gjithmonë në orën 5 për të kontribuar për një qytet më të pastër”, tha ai në emisionin “Një nga Ne”.

Mbajtja pastër e qytetit është domosdoshmëri për shëndetin, sigurinë dhe pamjen e tij. Megjithatë, këta punonjës qëndrojnë shpesh në hije dhe përbuzen nga qytetarët.

“Çne ti të bësh këtë punë?!”

Komente të kësaj natyre, 49 vjeçari i hodhi pas krahëve. Puna nuk është turp, ndaj e pranoi pa hezitim kur ia ofruan.

1 dekadë mes paragjykimeve, lodhjes, vështirësive, por edhe kënaqësisë kur shikon qytetin të mirëmbajtur.

“Pastrimi është gjëja më prioritare për njeriun. Lodhja kuptohet, por kur puna del ashtu siç duhet, kënaqësia është e madhe. Të them të drejtën do doja të funksionoja me zanatin tim, me gurin”.

Më herët ka punuar gurgdhendës në Greqi. Kriza në shtetin grek e detyroi babanë e dy fëmijëve të rikthehej në vendlindje. Ëndrra iu ndërpre në mes, por nuk mbeti e fjetur në sirtar.

Lorenci dëshiron që të hapë një ekspozitë ndaj prej 2 vitesh po punon fort për ta realizuar këtë objektiv.

Sapo mbaron me pastrimin e qytetit, merr mjetet e punës dhe gdhend gurin. Herë pas here merr dhe ndonjë porosi, por nuk mjafton për të mbajtur familjen.

“Kur bën zanatin që dashuron nuk ndjen lodhje dhe mërzitje. Zhurma e çekanit është muzikë”

Me thjeshtësinë dhe sinqeritetin që e karakterizon na rikthen në vëmendje rëndësinë e profesioneve që shpesh herë nuk vlerësohen sa duhet.

Megjithatë, dikush duhet t’i bëjë këto punë sepse vetëm kështu mund të funksionojë bashkëjetesa në komunitet./e.t

Lexo edhe :  Parlamenti i ri, dy botë politike/ PS me fytyra të reja, PD me rikthime të vjetra

 

Të fundit

SPAK godet grupet e trafikut të drogës, disa të arrestuar në qytete të ndryshme të vendit

Prokuroria e Posaçme ka finalizuar një operacion ku janë goditur disa grupe kriminale të lidhur me trafikun e drogës...

Neda Balluku e ashpër ndaj prindërve: “Mbajini vetë kalamajtë ose mos bëni fare kalamaj”

Opinionistja Neda Balluku ka ‘goditur’ një fenomen social ditën e sotme përmes rrjeteve sociale. Nga parku i Liqenit, ku e ka nisur javën, ajo ka...

Publikohet teza e anglishtes 30 minuta pas nisjes së provimit

Ditën e sotme rreth maturantët në të gjithë Shqipërinë, do të zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Rreth...

Sulmet me dronë të Ukrainës/ Rusia: Hakmarrja është e pashmangshme

Rusia ka reaguar në lidhje me sulmin me dronë të Ukrainës gjatë fundjavës. Dmitry Medvedev, duke iu referuar sulmit të së shtunës në mbrëmje, tha:...

Ndeshja Shqipëri-Serbi, ja deri kur do të vijojë procesi i shortit elektronik për biletat

Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë tifozët dhe publikun e interesuar se procesi i shortit elektronik për përzgjedhjen e atyre që kanë fituar...

Lajme të tjera

Web TV