Natasha e TikTok dhe djali i saj rikthehen në burg, akuzohen për keqtrajtim të të miturit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit të Kuçovës ka vendosur të lërë në fuqi masën arrest në burg ndaj, Armando Kumarakut dhe Natasha Romblas, e njohur edhe si gjyshja e “TikTok”-ut.

Me një vendim të dhënë ditën e sotme, Gjykata e Kuçovës ka lënë në fuqi duke e caktuar si të rregullt vendimin e dhënë më herët nga Gjykata e Beratit.

Rombla dhe djali i saj  Armando Kumaraku akuzohen për keqtrajtim të të miturit, më konkretisht, nipit të saj dhe njëkohësisht djalit të Kumarakut nga një martesë e dështuar.

Ata nxirrnin në rrjetin social TikTok djalin e mitur duke e mësuar të ofendonte me fjalor banal si dhe të shante nënën e tij biologjike.

Referuar raportimevenë media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 17.12.2023, në Komisariatin e Policisë Kuçovë, ka bërë kallëzim penal shtetësia me iniciale E. A, e cila ka deklaruar se është e divorcuar me shtetasin me iniciali A.K dhe djali i tyre gjatë takimit me babin dhe gjyshen e tij, e ka parë në rrjetin social Tiktok live, duke sharë me fjalë fyese dhe banale në prani të tyre.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat,vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”,për personat nën hetim shtetasit me iniciale A.K dhe N. R, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 124/b dhe 22  të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me vendimin nr. 22,datë 22.02.2024, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

2. Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit për personat nën hetim A.K dhe N.R.

Lexo edhe :  Rrugëtimi i mëmësisë së Jorida Tabakut, ja frazat që e bëjnë më shumë krenare

3. Caktimin si masë sigurimi ndaj personave nën hetim atë të “arrestit në burg”  të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitura, nga personat nën hetim me iniciale A. K, dhe N. R, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë..

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fatri Islamaj,  vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 22, datë 22.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat./   S.M

Të fundit

Superkompjuteri tregon fituesin e Champions League

Pas përfundimit të Kupës së Mbretit, ku Barcelona triumfoi ndaj Real Madridit në shtesë, vëmendja tani është zhvendosur tek...

“2024 vit i vështirë”/ Olsian Çela raporton në KLP: Fluks çështjesh dhe pak prokurorë

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela po raporton në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në lidhje me punën e bërë gjatë vitit 2024. Ai u shpreh...

Naomi Campbell: Jam shumë e vjetër për “Met Gala”

Modelja Naomi Campbell ka sugjeruar se nuk do të marrë pjesë në mbrëmjen më të rëndësishme të botë së modës, “Met Gala” të këtij...

Berisha u kërkoi të heshtnin për kontratën 6 mln USD, Bujar Leskaj thyen ‘urdhrin

Deputeti opozitar, Bujar Leksaj ka thyer urdhrin e kreut të PD, Sali Berishës për të komentuar mbi kontratën e lobimit prej 6 mln dollarësh...

Shkencëtarët krijojnë një aplikacion për zbulimin e hershëm të kancerit të mushkërive

Shkencëtarët turq kanë zhvilluar një aplikacion të mbështetur nga inteligjenca artificiale, i projektuar për të zbuluar kancerin e mushkërive në një fazë të hershme...

Lajme të tjera

Web TV