Sterilizimi/ Ilir Beqaj zbulon detaje nga dosja hetimore: Kemi bërë kërkesë për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas daljes nga SPAK ku u njoh me dosjen hetimore për Sterilizmin, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, tha se së bashku me avokatin janë njohur vetëm me 15 fashikuj.

Beqaj shtoi se kanë bërë kërkesë për veprime shtesë hetimore në lidhje me çështjen dhe po ashtu ka kërkuar që të japë deklarimet e tij dhe të merret sërish në pyetje nga hetuesit.

“Unë me avokatin arritëm të shohim 15 fashikuj. Dosja është voluminoze. Në vazhdim të të drejtave që kemi, kemi paraqitur memot, kemi bërë kërkesa për veprime shtesë hetimore dhe gjithashtu kemi bërë kërkesë që unë të jap deklarimet e mia dhe të pyetem sërish nga hetuesit.

Legjislacioni i brendshëm i SPAK që rregullon kostot e shpenzimeve, Në këtë fazë, unë kam pajtuar një avokat dhe deri në fund të gjyqit i përballon studioja avokatisë dhe në fund i bën faturat për mua. Tarifat janë jo të vogla dhe për të marrë një USB secili prej nesh duhet të paguajë 10 milionë lekë.  Këto janë tarifat në fuqi që jemi detyruar të ndjekur procesin që ka filluar prej disa javësh”, tha Beqaj./O.S

Të fundit

Nëndeklarimi i pagave po rrezikon pensionet!

Rreth 294 mijë qytetarë që kanë mbushur moshën e pensionit, nuk e marrin të plotë pensionin mujor, kjo për...

Rama mes formës dhe nacionalizmit?!

Nga Ben Andoni Pakkush mund të mëdyshojë për aspektin e kuruar estetik, që kryeministri shqiptar Rama, e ka rrethuar me sukses pamjen e jashtme të...

Reshje të dendura shiu në Milano/ Ekspertët: Kurrë nuk ka rënë kaq shumë në 170 vjet

Italia veriore është pushtuar nga moti i keq ditët e fundit, me reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Në Milano mediat raportoje për reshje...

‘Lufta e Yjeve’ Arma sekrete e Putinit, që po tremb Amerikën

Nëntëmbëdhjetë ditë përpara se Vladimir Putin të urdhëronte trupat e tij të pushtonin Ukrainën më shkurt të 2022, Rusia lëshoi një satelit të ri...

Rivlerësimi i pronave në 3%, kategoritë që përfitojnë nga nisma

Sot çdo shitje prone tatohet me 15%, për diferencën midis çmimit të parë dhe vlerës me të cilën shitet. Pra nëse një pronë e...

Lajme të tjera

Web TV