A mund të ketë aleancë me Berishën? Basha zbulon kushtet për bashkëpunim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Basha u shpreh se mundësia e një aleance me Berishën brenda një federate opozitare nuk mund të vijë si një bashkëpunim mekanik.

Ai theksoi se nuk ka asgjë personale me askënd, teksa parashtroi disa kritere të cilat sipas tij duhet të përmbushen në mënyrë që të ketë bashkëpunim.

Basha tha se listat e hapura, Reforma Zgjedhore, vota e diasporës, shteti i së drejtës, por edhe partneriteti me aleatët perëndimorë janë shtyllat e para ku bashkohen interesat e aleatëve të PD.

 

E përjashton mundësinë e një aleance me Berishën brenda Federatës opozitare?

 

Basha: Aleanca nuk mund të jetë bashkëpunim mekanik. Nuk kemi asgjë personale me askënd, por kemi këto kritere. Reforma Zgjedhore, listat e hapura, këto i duan shqiptarët. Shumica e shqiptarëve do listat e hapura. Votimin elektronik, vota e diasporës janë shtyllat e para ku bashkohen interesat e aleatëve tanë. Interesi i dytë është shteti i të drejtës dhe më pas partneriteti me aleatët tanë perëndimorë./O.S

Të fundit

Ngjela: BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre për Shqipërinë, Turqinë e lanë jashtë

Spartak Ngjela thotë se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen...

“Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”/ Vizita e tij në Shkup bëri jehonë

Ish-ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar figurën e kryeministrit Rama në emisionin në Çdo Kënd me Merita Haklajn. Osmani deklaroi...

Akulli 1.5 milionë vjeçar që pritet të zbulojë sekretet e klimës së Tokës

Akulli më i vjetër i Antarktidës ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për analiza, të cilat shkencëtarët shpresojnë se do të zbulojnë më shumë...

Plas sherri në klubin “Lollipop” në Palasë, panik dhe të lënduar në mes të koncertit

Mbrëmjen e djeshme, momente paniku dhe kaosi janë regjistruar në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po mbahej një koncert me praninë e...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 19 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.2 lekë. Euro, blihet me 97 lekë dhe shitet 97.8 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV