Berisha në arrest shtëpie, Basha tregon çfarë ndjen kur e sheh në atë pozitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha, ka folur në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha. Basha u shpreh në News24 se Berisha ka pasur përgjegjësinë dhe privilegjin të drejtojë PD për një kohë të gjatë duke pasur shumë arritje pozitive, teksa theksoi se ai përfaqëson një pjesë të rëndësishme të historisë së PD. Sipas tij rruga që zgjodhi Berisha dëmtoi interesat e Partisë Demokratike.

Sa i takon masës së arrestit shtëpiak ndaj tij, Basha u shpreh se në rrafshin personal “nuk i vjen fare mirë” ta shohë Berishën në atë pozitë, por nënvizoi se në rrafshin procedural personi që e ka këshilluar ish-kryeministrin të mos paraqitet në SPAK ka bërë një gabim trashanik duke rezultuar në arrestimin e tij.

Çfarë është për ju zoti Berisha, çfarë mendoni sot për të?

Basha: Kam një qëndrim konstant për Berishën. Ka pasur përgjegjësinë dhe privilegjin të drejtojë PD për një kohë të gjatë. Ka arritur shumë gjëra të mira me PD për Shqipërinë.

A është vetë historia për PD zoti Berisha?

Basha: Është e qartë që po, dhe kjo shton përgjegjësinë për të mos cenuar interesat e PD. PD ka një lidhje të drejtpërdrejtë me mirëqenien dhe interesin e publikut shqiptar. Nuk ndryshoj asgjë nga ato që kam thënë. Sigurisht kam dhënë kontributin tim, që më shumë se askush tjetër e ka vlerësuar vetë Berisha edhe publikisht. Rruga që zgjodhi Berisha dëmtoi interesat e PD. Rruga që unë i propozova, nëse do të ishte ndjekur, do të ishim në një gjendje shumë më të mirë.

A ka pasur bashkëpunëtorë që ju kanë thënë se po gaboni me Berishën?

Basha: Ka pasur shqetësim të disa bashkëpunëtorëve në raport me reagimin e zotit Berisha. Kjo ishte e kuptueshme. Barra e vendimmarrjes më takonte mua. Një numër i madh i personave kanë thënë që ky ishte një hap që duhej të vinte.

Lexo edhe :  Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

E gjykoni të drejtë masën e arrestit në shtëpi për Berishën?

Basha: Në rrafshin personal nuk më vjen fare mirë ta shoh në këtë pozitë. Në rrafshin procedural, ai që e ka këshilluar të mos paraqitet ka bërë një gabim trashanik. Ne si politikanë kemi detyrë të japim mbështetje pa kushte për drejtësinë, dhe ajo duhet të tregojë seriozitet në raste si këto, jo të trajtojë dikë mbi ligjin. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë publike, duhet të tregojë seriozitet të veçantë./O.S

Të fundit

Mjekja përshkruan vuajtjet e fëmijëve që po vdesin nga kequshqyerja në Gaza

Fëmijët mund të vdesin nga kequshqyerja brenda dy muajve, ka paralajmëruar një mjek i një grupi bamirësie në Gaza. Duke...

Patos, raportohet zjarr masiv në pyllin me pisha dhjetravjeçarë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë disa minuta më parë në pyllin me pisha dhjetravjeçarë në fshatin Gjinoqarë, Bashkia Patos. A2 raporton se...

Berisha-Dodik, ‘vëllezërit siamezë’ me kohë politike të përfunduar

Nga Namir Lapardhaja Ka një ngjashmëri të hatashme mes asaj që po i ndodh udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, dhe asaj që i...

Izraeli përgjon telefonatat e palestinezëve me ndihmën e Microsoft

Izraeli po mbështetet në cloud computing-un e Microsoft-it për mbikëqyrjen masive të palestinezëve, zbulon gazeta “The Guardian” në një hetim të përbashkët me revistën...

Banka turke ‘Ziraat’ merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të japë miratimin paraprak për licencimin e degës së bankës së huaj "Dega e Bankës Turkiye Cumhuriyeti...

Lajme të tjera

Web TV