Nuk ju kushtojnë vëmendje kur flisni? Provoni këto 2 teknika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ju ndoshta nuk jeni një dëgjues/e aq e mirë sa mendoni! Në fakt, për shumicën e njerëzve të dëgjuarit e të tjerëve jo gjithmonë është e lehtë. Shumë profesionistë besojnë se janë të vëmendshëm, por 70% e tyre gati nuk e kanë sensin e dëgjimit në vendin e punës, kjo sipas një raporti nga University of South California. Me fjalë të tjera, duhet të jeni të zgjuar nëse doni të kapni vëmendjen e dikujt.

Ja dy teknika të  thjeshta dhe praktike që mund t’ju ndihmojnë në këtë situatë.

-Mos thoni asgjë

Jeni në një dhomë takimesh, duke biseduar me kolegët. Një nga gjërat më të mira për të bërë nëse doni të tërhiqni vëmendje për t’i bërë njerëzit të heshtin është të qëndroni përballë tyre dhe të mos thoni asgjë. Thjesht të ngriheni fizikisht në një pozicion ku të gjithë mund të të shohin, mund të jetë një ide e mirë për të “vjedhur” interesin e të gjithëve. Duhen vetëm katër sekonda që heshtja të bëhet e sikletshme, sipas një studimi psikologjik holandez të publikuar në vitin 2011. Mund të jetë e pakëndshme edhe për ju, por ngathtësia “zakonisht i tërheq njerëzit”.

-Bëni një deklaratë provokuese

Të thuash diçka me ndikim ose provokuese mund të ketë një efekt të ngjashëm me tërheqjen e vëmendjes së të të tjerëve karshi jush. E thënë thjesht, mos kërkoni kontroll, thjesht demonstrojeni atë. Ushtrimi i kontrollit, qoftë duke bërë një pyetje, duke qëndruar në heshtje ose duke shprehur një lloj fjalie provokuese, do t’i ndihmojë që njerëzit t’ju dëgjojnë./O.S

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV