Berisha: Mosbindja civile është rruga e vetme për të triumfuar kauzën tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij para mbështetësve të tij mbrëmjen e sotme. Berisha tha se kryeministri Edi Rama nga zyra e tij përcakton sipas tij tenderat e “klientelës” së tij dhe vetë merr përqindjen.

Ai tha se çdo ditë Shqipëria bëhet një vend i ndaluar për shqiptarët, pasi pasuritë e vendit vetëm vidhen. Ish-kryeministri tha se 20 shkurti ishte prova e përgjithshme, ndërsa tani qytetarët presin sulmin përfundimtar mbi regjimin.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Miqtë e mi, çdo ditë regjimi njofton lajme, të cilat faktojnë armiqësinë e tij ndaj qytetarëve. Çdo ditë, Edi Rama, ky pushtetar prej 25 vitesh në pushtet, që ka përqendruar gjithçka në duart e tij, vendos të dëshpërojë, të poshtërojë, të injorojë, të varfërojë, të vjedhë shqiptarët gjithnjë e më shumë.

Çdo ditë, oratorët nga kjo platformë denoncojnë njëri pas tjetrit këto akte, të cilat në një vend tjetër do kishin rrëzuar çdo muaj një qeveri. E them këtë për të theksuar se urgjente, sa jetike, sa vendimtare është sot mosbindja jonë civile ndaj këtij regjimi, i cili nuk ndalet me asgjë përveçse me forcën e mosbindjes civile.

Edi Rama nga zyrat e tij përcakton tani çdo ditë tenderat që fiton klientela e tij dhe që ai merr përqindjen. Firmos kullat, në të cilat ai siç thonë rëndom, merr 30-përqindëshin. Shpërndan bonot e investitorëve strategjike, ku përsëri vetë është në përqindjet më të majme.

Firmos plaçkitjen e 1.4 milionë metër katror tokë publike në Durrës me një vlerë 1.8 miliardë euro.
Çdo ditë Shqipëria bëhet një vend i ndaluar për shqiptarët. Pasuritë e saj, pasuri të ndaluara për shqiptarët, pasuri të mallkuara për shqiptarët, pronë e hajdutëve qeveritarë. Çdo ditë që kalon është vonesë e madhe në betejën tonë pa kthim për mosbindje civile.

20 shkurti ishte prova e përgjithshme, qytetarët presin, sulmin, sulmin, sulmin përfundimtar mbi regjimin që sundon në aleancë me krimin, me vjedhjen, drogën. Vetëm mosbindja civile e pandalshme, e pandërprerë, është zotimi ynë, është betimi ynë, është rruga e vetme për të triumfuar kauzën tonë të drejtë./O.S

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV