Kryebashkiakja e re e Himarës, Blerina Bala: Detyra kryesore është…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ashkia e Himarës ka tashmë një kryetare të re. Ajo është Blerina Bala, e zgjedhur pas shumë debatesh nga Këshilli Bashkiak.

Zgjedhjen e saj një ditë e kundërshtuan mbështetësit e Fredi Belerit, por sot pasi ka marrë detyrën edhe me votat e opozitës që u bashkua me socialistët, ajo ka një mesazh

Mendoj se mesazhi ka ardhur dje me votat pro edhe të opozitës gjatë procesit të përcaktimit të kryetarit. Votat e këshilltarëve i shikoj si një besim ndaj meje, dhe këtu gjej rastin t’i falënderoj. Jam e ndërgjegjshme se e drejta për të protestuar është e gjithkujt, por Himara ka nevojë për një bashkim”-u shpreh Blerina Bala.

Blerina është angazhuar që në moshën 14-vjeçare si aktiviste e partisë socialistë në Himarë, prej 15 vjetësh punon në bashkinë ku edhe banon, 4 nga të cilat si nënkryetare. 40-vjecarja që tashmë kryebashkiake është nënë e dy vajzave, 17 dhe 12 vjeçare.

Gratë e vajzat kanë treguar se kryefjalë të ditës kanë punën dhe nuk mendoj se bëj përjashtim”-shprehet ajo.

Kryebashkiakja e re ende nuk ka hyrë në zyrën e re të punës. Ajo tregon se e ka të qartë se çfarë pune do të bëjë gjatë drejtimit të përkohshëm të bashkisë

Patjetër që pritoriteti kryesor janë qytetarët dhe ofrimi i shërbimit ndaj tyre. Por duke qenë se jemi në prag të sezoni turistik ku pritet ‘boom’ turistësh, ne jemi duke u përgatitur për të pritur dhe menaxhuar sa më mirë këtë sezon”-shton kryebashkiakja.

Bashkia e Himarës i ka të dy kryebashkiakët e burgosur. Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur u arrestua pak ditë para zgjedhjeve me akuzën e korrupsionit zgjedhor. Ndërsa kryebashkiaku në detyrë Jorgo Goro është arrestuar me akuzën e tjetërsimit të tokave shtetërore./O.S

Të fundit

Reperi i njohur shqiptar: Gratë kanë marrë kot, ja ç’më tha njëra në parkim

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, tregoi një moment të pakëndshëm që i ka ndodhur së fundmi në një...

Polonia në alarm: Rusia do na sulmojë në vitin 2027

Evropa dhe Polonia duhet të jenë të përgatitura për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë që në vitin 2027. Alarmin e ka...

Pikat ushqimore të Izraelit nuk janë vetëm kurthe vdekjeje, janë alibi për urinë në Gaza

Nga Alex de Waal Kur uria masive kaplon një shoqëri, ndodh diçka e rrallë dhe e tmerrshme. Uria nuk është vetëm një fenomen biologjik, kur...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 45 vatra zjarri, 21 ende aktive!

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 45 vatra zjarri nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 vatra nën monitorim dhe 8 janë...

11 të plagosur në SHBA, një 42-vjeçar i pajisur me thikë godet klientët në supermarket

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në shtetin e Miçiganit në SHBA. Raportohet se një person goditi me thikë disa njerëz në një supermarket...

Lajme të tjera

Web TV