Bënin namin me vjedhjet/ Policia kap “skifterin” shqiptar, shoku i tij arratiset

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia greke ka identifikuar autorët e 7 vjedhjeve në zonën e Thesprotisë dhe ka arritur të vërë në pranga një prej tyre. Policia fillimisht ma tentuar të ndalojë dy persona në aksin Perdhika – Parga, të cilët dyshoheshin se kishin vjedhur një orë dore në një banesë në Perdhika.

Pas ndjekjes është arritur të kapet një prej të dyshuarve, i identifikuar si Adenis Binjaku, 30 vjeç, ndërkohë që shtetasi tjetër, i identifikuar më pas si Arben Qosja, 49 vjeç, arriti të largohej duke shfrytëzuar errësirën dhe zonën e pyllëzuar.

Hetimet e mëtejshme të policisë zbuluan se ata janë autorë të vjedhjeve të 7 banesave në Syvota dhe Perdhika të Thesprotisë në përiudhën 27-31 mars. Nga këto banesa të dyshuarit kanë arritur të marrin 2255 euro, 3 ora me vlerë 900 euro, 3 celularë me vlerë 1900 euro, bizhuteri me vlerë 70 euro dhe rroba.

Gjatë kontrollit personal të Adenis Bibjakut, i cili rezulton se ndodhej në Greqi pa dokumentacionin e nevojshëm, janë gjetur 480 euro, 3 prozhektorë, çift dorezash, orë dore, celular, bizhuteri, ushqime dhe rroba./O.S

Të fundit

Trump urdhëron rishikimin e ligjit për korrupsionin e kompanive amerikane jashtë vendit

Presidenti Donald Trump ka urdhëruar një pauzë dhe rishikimin e një ligji që ka përcaktuar aktivitetet e bizneseve amerikane...

Pas katër vjetëve, Mali i Zi dërgon ambasadorë në Prishtinë dhe Beograd

Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kuvendit të Malit të Zi mbështeti propozimin e Qeverisë për emërimin e Bernard Çobajt dhe Nebojsha Gjokoviqit si ambasadorë...

Berisha: Arrestimin e Erion Veliajt e njoftoi para dy javësh Arben Ahmetaj

Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij përpara Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike deklaroi se arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...

Luiza Gega në mesin e mbështetësve të Veliajt para GJKKO: E çuditshme si u ngritën akuzat

Në mesin e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj, para GJKKO-së, ka qenë dhe atletja Luiza Gega, bashkë me atltetin Izmir Ismalajn. Kampionia shqiptare u shpreh se...

Arrestimi i Veliajt/ Faik Basha: Trump po bëhet vendimmarrës edhe në Shqipëri!

I ftuar në ‘Studio Live’  Faik Basha nga PL, hodhi kritika ndaj atyre që kanë dalë për të mbështetur Veliajn para SPAK. 'Rama po shoh Noc Rrokun...

Lajme të tjera

Web TV