Pandemia, eksperti: Koronavirusi ka 5 faza, ne jemi te…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti amerikan i cili studion pandemitë, Gerald Parker, thekson se koronavirusi nuk mbaron me këtë valë pandemike që ka pushtuar botën.

Parker, i cili drejton programin e biosigurisë dhe politikave publike të pandemisë në ‘Bush’s School’, si dhe njëherësh dekan i asociuar i “Global One Health”, shpjegon se si pandemia që po kalon bota ka të paktën 5 faza.

Faza e parë sipas tij është kontrolli, kur ne përpiqemi të mbajmë nën kontroll koronavirusin që të mos kalojë nga një person tek një tjetër.

Parker shpjegon se bota pasi ka kaluar fazën e parë atë të kontrollit, tani ndodhet në fazën e dytë, që është ajo e zbutjes.

Sipas tij, kjo fazë kërkon të ngadalësojë përhapjen e virusit në komunitetin ku jetojmë.

Kjo fazë është e rëndësishme sipas tij, pasi nëse rregullat ndiqen siç duhet atëherë spitalet nuk do të mbingarkohen nga pacientë të tjerë që mund të preken me covid-19.

Ky është qëllimi i masave të ashpra, sipas tij, që lidhen me distancimin social, mbylljen e shkollave, universiteteve dhe shmangien e tubimeve të mëdha.

Faza e tretë lidhet me gjetjen e një vaksine për të frenuar koronavirusin. Eksperti Parker thotë se “Unë jam optimist se deri në tre apo gjashtë muajt e ardhshëm do të kemi një vaksinë për të trajtuar koronavirusin. Por, unë mendoj se do të duhen të paktën 18 muaj për ta hedhur në qarkullim dhe për ta vendosur në dispozicion”.

Faza e katërt është faza e kontrollit, pasi të kemi siguruar vaksinën. “Ne do ta përjetojmë situatën e koronavirusit ashtu siç përjetojmë gripin sezonal, pasi nuk mendoj se COVID-19 mund të largohet aq lehtë. Për më tepër unë mendoj se do të kemi një valë të dytë të koronavirusit në vjeshtë”, shprehet Parker.

Lexo edhe :  Nënat në Gaza ngrenë alarmin/ Po i shohim fëmijët tanë të dobësohen nga uria!

Faza e pestë lidhet me përgatitjen. Sipas ekspertit Parker, çdo vend duhet t’i japë përparësi sigurisë kombëtare dhe shëndetit të qytetarëve.

Fatkeqësisht, kemi hyrë në një periudhë kur sëmundjet infektive në zhvillim po rriten me një frekuencë alarmante. Kthehuni te koronavirusi i parë dhe kujtoni problemet kryesore me SARS në vitin 2000 deri në vitin 2003. Kjo duhej të ishte një alarm për botën që të përgatitej për këtë gjë që po kalojmë sot”, shprehet Parker./Përshtati nga The Houston Chronicle, për Fjala. al, Bardhi Quku

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV