Hapen bastet online/ Çfarë kushtesh duhet të plotësojnë kompanitë për licencën 10-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1 Prilli i 2024-ës shënoi çeljen zyrtarisht të basteve sportive online. Duke filluar nga e hëna që lamë pas, çdo subjekt i interesuar për këtë aktivitet dhe që plotëson kriteret ligjore do të mund të aplikojë për t’u pajisur me licencë.

Në total do të jepen 10 licenca me afat 10-vjeçar, me secilën prej tyre do të mund të hapen një mijë njësi bastesh. Në garë për licencën do të marrin pjesë vetëm ato kompani që kanë ushtruar aktivitet në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet.

Për të aplikuar kompania duhet të ketë kapital themeltar 40 milionë lekë, ndërkohë tarifa e licencimit për ushtrimin e këtij aktiviteti është 400 milionë lekë. Qeveria planifikon të mbledhë 2 miliardë lekë të ardhura në vit nga rihapja e basteve sportive, para të cilat do të derdhen në një fond të posaçëm për zhvillimin e sportit./O.S

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV