Një 32-vjeçare në Angli ka humbur ndjenjat dhe më pas ka ndërruar jetë nga ataku kardiak gjatë funeralit të së ëmës që vdiq nga koronavirusi.
Laura Richards, pësoi atak kardiak kur arkivoli i nënës së saj Julie Murphy, 63 vjeçe, po ulej në gropë.
Të afërmit dhe prifti i tmerrar që merrte pjesë në funeral u përpoqën të shpëtonin Lauran por ajo vdiq në moment. Julie, nënë e katër fëmijëve vuante nga skleroza dhe ndërroi jetë më 15 mars, pasi u infektua nga koronavirusi në azilin ku jetonte.
Ndërsa, motra e Lauras Sadie, 45 vjeçe, tha se familja ishte goditur rëndë nga tragjedia e dyfishtë raportojnë mediat britanike.
“Ata ishin duke ulur mamanë në tokë kur Laura papritur tha ‘nuk mund të marr frymë, s’marr dot frymë. Ajo mbante gjoksin me dorë dhe vajza ime i tha të ulej. I hodhi një pallto krahëve por ajo as mund të fliste as merte frymë. Erdhi dhe prifti për ta ndihmuar por nuk mundëm të bënim asgjë, kishte pësuar njëatak të rëndë kardiak. Të humbësh motrën në funeralin e nënës .. është si një film horror, ishte vetëm 32 vjeçe”./Fjala.al/