10 vendet më të mira në botë për të bërë biznes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Singapori, Danimarka dhe SHBA-të janë vendet më të mira në botë për të bërë biznes, kjo sipas renditjes së klimës së biznesit nga Economist Intelligence Unit. Singapori mbetet vendi më i mirë në botë për të bërë biznes, siç ka ndodhur në këto 16 vitet e fundit.

Faktorët që nxisin vendin e Azisë Juglindore si një destinacion kryesor biznesi janë stabiliteti politik dhe fokusi i qeverisë për të ndihmuar kompanitë vendase të sektorit privat në përmirësimin e teknologjisë dhe gjithë faktorëve për mbarëvajtjen e një sipërmarrjeje.

Renditja e EIU vlerëson atraktivitetin e të bërit biznes në 82 vende në botë dhe kjo matet me tregues të tillë si inflacioni, kostoja e jetesës, rritja ekonomike dhe politikat fiskale.

Ja renditja e 10 vendeve më të mira në botë për të bërë biznes:

1. Singapori-8.56

2. Danimarka-8.41

3. SHBA-8.40

4. Gjermania-8.35

5. Zvicra-8.33

6. Kanadaja-8.31

7. Suedia-8.29

8. Zelanda e Re-8.26

9. Hong Kongu-8.24

10. Finlanda-8.22

Pas Singaporit janë Danimarka dhe SHBA-të, të cilat zënë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë. Danimarka, me “bazat e saj të forta makro-ekonomike”, transportin dhe infrastrukturën digjitale me cilësi të lartë, është një nga vendet më tërheqëse të biznesit në botë. Mundësitë e tregut mbeten të favorshme në SHBA, me pak kufizime për tregtinë e jashtme dhe investimet në këtë vend.

Gjermania dhe Zvicra zënë vendin e katërt dhe të pestë, ndërsa Kanadaja, Suedia, Zelanda e Re, Hong Kongu dhe Finlanda përbëjnë pjesën tjetër të 10 vendeve më të mira në botë për të bërë biznes.

“Këto janë të gjitha ekonomi të zhvilluara me performancë të lartë, kështu që priren të jenë baste të sigurta për investime,” theksohet në këtë raport./E.Ç

Të fundit

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

Lajme të tjera

Web TV