Zgjedhjet 2025/ KQZ i dërgon letër Kuvendit: Partitë politike të gjejnë mënyrën që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri më dije sot se i janë drejtuar Kuvendit me një letër, me një kërkesë për kategorinë e votuesve, që nuk e kanë të mundur për arsye objektive, të dalin nga shtëpia.

Celibashi tha se partitë politike dhe Kuvendi duhet të gjejnë mënyrën që kjo kategori votuesish ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“U kemi dërguar një letër partive politike në dijeni të kryetares së Kuvendit, për kategorinë e votuesve, që nuk e kanë të mundur për arsye objektive, të dalin nga shtëpia. Janë rreth 20 mijë votues.

Partitë politike dhe Kuvendi, në kuadër të reformës të pritshme zgjedhore duhet të gjejnë mënyrën që kjo kategori votuesish ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Shqipëria, si një vend kandidat për t’iu bashkuar BE, nuk mund t’ia lejojë vetes që për çfarëdolloj arsye ta lërë pa votuar këtë kategori. Në vlerësimin tim kjo mbetet prioritare, dhe pse jemi të vetëdijshëm që për pjesën më të madhe të politikë ka prioritete të tjera”, tha ai.

Kreu i KQZ gjithashtu foli dhe për aksesin në qendra të votimit, nga personat me aftësi të kufizuara, ku tha se ky mbetet një problem, por shtoi se po punojnë me koordinatorët e bashkive për të përmirësuar qasjen e tyre.

“Aksesi i personave me aftësi të kufizuara në qendrat e votimit është një problem që do të mbetet problem, nuk kemi pse bëjmë hipokritin , por të bëjmë aq sa kemi mundësi për të përmirësuar qoftë edhe 1%  aksesin e tyre. Kemi bashkëpunim të mirë me koordinatorët e bashkive për këtë çështje dhe KQZ po ndërton një bazë të dhënash në lidhje me gjendjen fizike të të gjitha qendrave të votimit dhe aty ku është e mundur për të krijuar aksesin për këtë kategori votuesish do ta mundësojmë”, tha ai./E.T

Të fundit

Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë, të dënuarit rrezikojnë burg përjetë

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve...

Projektet hekurudhore/ Balluku: Qeveria mund të mundësojë një pjesë të tyre

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një konferencë për hapjen e garës ndërkombëtare për linjën hekurudhore Vorë - Hani i...

Sezoni i Mbjelljeve: Gjelbërim për Shkollat dhe Lulishtet e Tiranës

Sezoni i Mbjelljeve filloi me shtimin e gjelbërimit në shkolla, lulishte, e rrugë të ndryshme të qytetit. Ky është momenti i duhur për të zëvendësuar...

Ja kush përfiton/ Miratohet ligji për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje!

Komisioni i Ekonomisë miratoi sot ligjin për faljen e gjobave për personat që kanë bërë ndërtime shtesë pa leje në shtëpi private. Mazhoranca do të...

Trump: Në mandatin tim të parë të gjithë po më luftonin, tani duan të jenë miq

Manjatë të teknologjisë, politikanë amerikanë, liderë të huaj dhe madje disa në media po “konkurrojnë” për të qenë pranë presidentit të zgjedhur amerikan, Donald...

Lajme të tjera

Web TV