Prishtinë, dhunohen fizikisht dy gazetarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar si të papranueshëm një sulm fizik ndaj dy gazetareve të një portali lokal në Prishtinë të mërkurën, duke e cilësuar atë si kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve.

Gazetaret e portalit Lajmi.net, Fjolla Hyseni dhe Lindita Berisha, u sulmuan fizikisht të mërkurën nga një çift në Rrugën C në kryeqytet, sipas AGK-së dhe portalit.

Portali e publikoi një video e cila shfaq një grua dhe një burrë duke iu vërsulur gazetareve në fjalë dhe duke tentuar t’ua ndalojë xhirimin atyre.

Sipas portalit Lajmi.net, gazetaret e tij u sulmuan “pasi që taksi në të cilin ndodheshin gazetaret ua kishte bllokuar rrugën atyre, dhe të njëjtit kishin filluar që ta sulmonin fizikisht taksistin”.

Lajmi.net tha se e ka paraqitur rastin në Polici.

AGK-ja u bëri thirrje Policisë dhe Prokurorisë t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë urgjente, për të adresuar sulmin që ka ndodhur.

Asociacioni i Gazetarëve i regjistroi 10 rasteve të dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve në vitin 2023.

Në fund të vitit të kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë i dënoi me nga dy vjet burgim tre të akuzuarit për sulm ndaj gazetarit Valon Syla.

Ata u dënuan për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Vitin e kaluar, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se në vitin 2022 regjistroi 33 raste, ku gazetarët ishin viktima të dhunës fizike, të sulmeve apo kërcënimeve ndërkaq në vitin 2021 u regjistruan 29 raste të tilla.

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, në raportin e publikuar në vitin 2023 për të drejtat e njeriut në botë, përmendi “reagimin e dobët të organeve të shtetit” ndaj “çështjes së keqtrajtimit të gazetarëve në Kosovë”.

Lexo edhe :  Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd

Në raportin për vitin 2022, organizata Gazetarët Pa Kufij e radhiti Kosovën në mesin e vendeve problametike sa u përket lirisë së mediave.

Në indeksin që përfshin 180 vende, Kosova radhitet në vendin e 56-të – një rritje prej 5 vendesh në krahasim me vitin paraprak./ REL

Të fundit

Pas festës, sa gjatë mund ta ruani gjelin e detit dhe mishin në frigorifer?

Pas festës së Vitit të Ri ka shumë mundësi që ushqimet e mbetura nga festa, ende qëndrojnë në frigoriferin...

Ekonomia e Shqipërisë në 10 vitet e fundit, si po performon krahasuar me vendet e tjera..

Komisioni Europian përmes analizës së të dhënave të fundit ekonomike ka vlerësuar ekonomitë e vendeve kandidate ku bën pjesë edhe Shqipëria. Turqia ka GDP-në më...

Viti i sfidave politike, në 11 maj Rama synon mandatin historik, Berisha kërkon rikthimin

Ne kalendarin e ngjarjeve politike për vitin 2025, data 11 maj është me e rëndësishmja pasi qytetaret shqiptaret do te vendosin se kush do...

Zgjedhjet parlamentare 2025, më 11 janar nis regjistrimi i votuesve jashtë vendit!

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se më 11 Janar 2025 do të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve...

Një lajm i keq për botën, zbuloni parashikimet e “The Simpsons” për 2025

Në vitin 2000, u transmetua episodi i sezonit të 11-të “Bart to the Future”, i cili i referohej në mënyrë të frikshme ngjitjes së...

Lajme të tjera

Web TV