“A paraqesin rrezikshmëri prokurorët?”/ Dumani-anëtares së KLP: Çfarë do të thuash?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca dëgjimore në KLP me kreun e SPAK, Altin Dumani është shoqëruar me debate.

Dumani ka debatuar me një nga anëtaret e Këshillit të Lartë, pasi kjo e fundit e pyeti nëse prokurorët paraqesin rrezikshmëri për shoqërinë pas një farë moshe. Kreu i SPAK nuk i ka pritur mirë këto komente, duke thënë se prokurorët janë njerëz të kontrolluar.

Anëtarja e KLP: “Pak prokurorë mund të gjesh me integritet, njoh me qindra që kanë integritet, të gjithë prokuroret e republikës, të kërkoj ndjesë nëse e kapa ashtu, nëse Altin Dumani do ta konsideronte veten para daljes në pension, do të ishte aq efektiv, atë punë sa punon Altin Dumani natë dhe ditë? A mund të sillte rrezikshmëri shoqërore nëse këta prokurorë do të merrnin mandat sa të dilnin në pension, të shkelnin edhe të drejtat e njeriut nesër, mund të ketë efekte të tjera politike, po marr krahun e kundërt në këtë medalje, paraqet rrezikshmëri shoqërore dikush?”

Dumani: “Përdorni këtë logjikë edhe me gjyqtarët, pse ata nuk bëhen të rrezikshëm? Nuk bien në energjitë e tyre që janë pa mandat fare?  Thashë rënie mundësie për të kandiduar, nuk thashë automatike, rrezikshmëria e prokurorëve dhe gjyqtarëve, si qenka e rrezikshme? Çfarë do të thuash konkretisht, këto janë themeltaret që i kemi mësuar në shkollë, çfarë do të thuash? Me kalimin e viteve…, prokurorët jemi njerëzit më të kontrolluar, nuk ka si të vijë rreziku përderisa monitorohemi nga institucionet e tjera.”

/O.S

Të fundit

Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, reagon Partia e Lirisë

Dorëheqjet e drejtorëve në bashkitë Vlorë, Fier dhe Durrës janë minim i autonomisë vendore dhe demokracisë lokale', sipas anëtares...

“Vjosa Osmani po manipulon fjalët e Presidentit Trump”

Pas reagimeve të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar këtë të diel...

Milani dhe Interi duan shqiptarë! “Djalli” merr Jasharin, zikaltrit Xhakën

Nëse Milan ka rritur ofertën dhe tani është vërtet afër të transferimit të Ardon Jasharit nga Club Brugge, Inter është hedhur në sulm për...

Po mësohemi me shpërthimet e Trumpit – por kur ai hesht, duhet të trembemi

Nga Jonathan Freedland Në ekonominë globale të vëmendjes, një titan qëndron mbi të gjithë të tjerët. Donald Trump mund ta përqendrojë vështrimin e botës me...

Ura e Gjoricës, automjetet përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit në urën e Gjoricës mbi lumin Drin. Blutë bëjnë me dije...

Lajme të tjera

Web TV