Dumani “shkund” institucionet shtetërore: Nuk raportojnë në SPAK rastet e korrupsionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i SPAK, Altin Dumani raportoi këtë të enjte para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kryeprokurori ngriti një sërë problematikash që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e hetimeve, por duke cekur edhe pengesat që i bëhen Prokurorisë nga ana e institucioneve shtetërore.

Dumani tha se ka rënie të referimeve si në nivel qendror apo lokal dhe kjo vlerësohet si shumë shqetësuese për SPAK. Ai tha se kjo strukturë hetimi antikorrupsion e vetme nuk mund të përballojë luftën kundër kësaj gangrene dhe i ftoi titullarët e autoriteteve shtetërore të referojnë rastet duke ofruar një bashkëpunim të ngushtë me ta.

“Përjashtuar policinë e shtetit, institucione të tjera që edhe ata pjesë të detyrave e kompetencave të tyre kanë dhe luftën kundër korrupsionit, qoftë të nivelit qëndror apo lokal nuk referojnë në SPAK veprat penale në natyrë korruptive apo vepra të tjera penale. Ky është shqetësim për SPAK. pasi SPAK i vetëm nuk mund të adresojë dhe përballojë luftën kundër korrupsionit apo vepra të tjera penale që kryhen nga subjekte që mbajnë një funksion shtetëror. Është e nevojshme dhe domosdoshme forcimi i bashkëpunimit dhe rritja e numrit të referimeve nga institucionet e tjera. Ne si strukturë, BKH apo SPAK jemi shumë të hapur e shumë bashkëpunues me të. Cilido institucion e ka konstatuar këtë. Në cështje të natyrës sensitive ne vëmë në dispozicion të gjithë mjetet teknike të rastit, por secili institucion duhet të bëjë detyrën e vet. Institucionet që kanë për detyrë edhe dhe luftën kundër korrupsionit duhet të jenë të vëmendshëm dhe të rrisin referimet për veprat penale si korrupsion, shkelje të barazisë në tendera“, tha Dumani.

Lexo edhe :  Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, hidhet molotov ndaj fadromave të IKMT!

 

 

Kreu i SPAK theksoi gjithashtu se ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona në hetim “me funksion, ish-ministër i Shëndetësisë, ish-gjyqtar Apeli, kryetar bashkie, ish-kryeministër, ish-ministër Finance, ish-ministër Mjedisi, ish-prokuror etj”./E.T

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV