“Kushte atmosferike të qëndrueshme”/ Zbulon si do të jetë moti në fundjavë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kthjellime, kalime të pakta vranësirash dhe temperatura deri në 29 gradë Celsius. Kështu pritet të jetë koha gjatë fundjavës sipas meteorologut Akil Osmani.

Qarqet që do të përjetojnë temperaturat më të larta priten të jenë Berati dhe Elbasani, ndërsa, temperaturat minimale 5-6 gradë Celsius pritet të regjistrohen në Ersekë dhe Peshkopi.

“Mëngjesi i sotëm ka sjellë rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që temperaturat minimale të shkojnë në vlerën 5 gradë Celsius në zonat malore. Në orët e mesditës pritet të kemi një rritje të temperaturave, ku pritet të regjistrohet vlera 27 gradë Celsius.

Për sa i përket kushteve atmosferike mbetemi në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që paraditja të jetë në dominimin e kthjellimeve ndërsa pasditja sjell kalim të vranësirave ku më të cilat do jenë në lindje të vendit.

Dita e shtunë, në ditët e para dhe të mesditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve, ndërsa pasditja do të ketë kalim të vranësira. Temperaturat e ajrit, minimumi do të regjistrojë vlerat 5-6 gradë Celsius në qytetin e Ersekës dhe Peshkopisë, ndërsa maksimumi pritet të regjistrojë vlerën 28 gradë Celsius në qarqet e Elbasanit dhe Beratit.

Dita e diel do të ketë temperatura konstante në mëngjes, ndërsa në mesditë temperatura prite të shkojë në vlerën 29 gradë celsius. Për sa i përket kushteve atmosferike mbetemi të kthjellimet, kalimin e vranësirave, ku këto të fundit priten të jenë prezente në pjesën e dytë të ditës”, tha ai./E.T

Të fundit

Ndërtimet pa leje/ Pas Vlorës dhe Durrësit, zbulohet ‘shënjestra’ e Ramës

Kryeministri Edi Rama do të vijojë javën e ardhshme inspektimet në terren, kësaj here në Korçë dhe Pogradec. Në...

43 vite në pushtet, Presidenti më i vjetër në botë kërkon mandatin e tetë

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, i njohur si udhëheqësi më i vjetër në botë në detyrë, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të...

E kishte sjellë nga Dubai, sekuestrohet “Lamborgini” i 37-vjeçarit nga Fieri!

Një vit pasi ju sekuestruan pasuri me vlerë 1.8 milionë euro, 37-vjeçarit në Fier, Arbër Muça, i është bllokuar sot edhe një automjet luksoz. Prokuroria...

Lokalet heqin çadrat dhe shtesat, lirohen trotuarët në kryeqytet

Pas disa ditësh aksion, sërish inspektorët kanë dalë në terren. Grupet e IMT janë zhvendosur në terren që janë të shoqëruar edhe nga forca...

1969 – Shpërthen “Lufta e Futbollit” mes El Salvadorit dhe Hondurasit

Më 14 korrik 1969, shpërtheu një konflikt i armatosur i pazakontë dhe i shkurtër mes El Salvadorit dhe Hondurasit, i njohur botërisht si "Lufta...

Lajme të tjera

Web TV