Llogaritë e shërbimeve bazike, falas për pensionistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pensionistët, por edhe qytetarët në nevojë tashmë do të kenë mundësi që të kenë një llogari pagesash me shërbime bazike në një nga bankat tregtare në vend. Deniz Deralla, drejtor i departamentit të mbikëqyrjes në bankën e Shqipërisë tha se me hyrjen në fuqi të Ligjit “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”, i hapin pa asnjë kosto financiare.

Deniz DorallaPërfshihen në radhë të parë pensionistët, masa më e madhe e kësaj shtrese të popullsisë. Por edhe gjithë shtresat e tjera të margjinalizuara, duke përfshirë ato që marrin ndihmë sociale, studentët. I vetmi rast ku parashikohet që do ketë kosto, do jetë përdorimi i kartave në banka të ndryshme apo transfertave me jashtë. Çdo lloj tjetër transaksioni do jetë pa kosto.

Me këtë ligj synohet që marrja e pensiove të pleqërisë, por edhe e atyre sociale të kalojnë nëpërmjtë sisitemit bankar, pasi aktualisht një pakicë i merr në bankë.

Deniz Doralla: Numri i pensionistëve apo i gjithë atyre që marrin ndihmë sociale është rreth 730 mijë. Nga kjo masë vetëm 70 mijë i marin format e pensionit nëpërmjet bankës. E gjitha pjesa tjetër e konsumatorëve nuk e kanë këtë mundësi, kështu që ky ligj i ndihmon që të kenë mundësinë ta marrin pensionin përmes bankës.

Sipas Drejtorit të Departamentit të mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, ky ligj nuk i detyron pensionistët të marrin pensionin në bankë.

Deniz Doralla: Ne detyrojmë bankat, pastaj konsumatori për t’u afruar te banka është zgjedhje e tyre. Por nëse janë kufizuar nga fakti që llogaritë bankare kanë kosto dhe ulje te masa e pensionit, sigurisht me këtë ligj nuk është e vërtetë.

Qytetarët që dëshirojnë të përfitojnë duhet të paraqesin pranë një banke tregtare kërkesën për hapjen e llogarisë së pagesave me shërbime bazike. Në rastet kur bankat e nivelit të dytë refuzojnë hapjen e një llogarie bazike Banka e Shqipërisë vendos gjobë nga 50 000 lekë deri në 250 000 lekë./O.S

Të fundit

U nda nga jeta sot, Adriatik Lapaj kujton takimin e fundit me ish-efektivin e policisë

Zurdi Bresho një ish-efektiv i nderuar në radhët e bluve ka ndërruar jetë këtë të enjte. Lajmin e trishtë...

13,4% e personave që rinisin kursin e patentës arrijnë ta fitojnë atë

Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit, kanë arritur të rifitojnë patentën...

Mblidhet kabineti, Netanjahu: Do ia dorëzojmë Gazën forcave arabe

Kabineti Politik dhe i Sigurisë në Izrael është mbledhur aktualisht në zyrën e kryeministrit në Jerusalem për të diskutuar planin e pushtimit të Gazës. Benjamin...

Zelensky mbledh liderët e ushtrisë: Goditje të thella brenda Rusisë

Volodymyr Zelensky zhvilloi një takim intensiv me udhëheqjen ushtarake dhe përfaqësuesit e forcave të sigurisë së Ukrainës, ku është diskutuar planifikimi dhe prioritizimi i...

Cili shtet është prodhuesi më i madh i plastikës në botë?

Shtatë shtete kanë prodhuar dy të tretat e katër llojeve më të zakonshme të plastikës më 2024, sipas kompanisë britanike për konsulencë mjedisore, Eunomia,...

Lajme të tjera

Web TV