Zbardhen mesazhet tronditëse që dyshohet se SPAK ka gjetur në celularin e Kryemadhit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po hetohen nga SPAK për pastrim parash, korrupsion, falsifikime, fshehje pasurie etj., për dosjet e lobimit dhe aferën CEZ-DIA. Disa javë më parë, një skuadër e Byrosë Kombëtare të Hetimit bastisi disa shtëpi që dyshohet se janë pasuri të fshehura të Monika Kryemadhi dhe se aty mund të kishte prova për korrupsionin e çiftit Meta-Kryemadhi. Vilat e çiftit Meta-Kryemadhi te Kodra e Diellit dhe Gjirin e Lalzit nuk mund të kontrollohen pasi Monika ka imunitet si deputete. Kontrolli i vilave në pronësi të Kryemadhit mund të bëhet vetëm me leje të Kuvendit.

 

Por, BKH-ja, me urdhër të SPAK dhe me miratim të gjykatës, ka krye kontrolle në banesa të tjera, duke përfshirë edhe shtëpinë e nënës së zonjës Kryemadhi, Fatime Kryemadhi. Gjatë kontrollit janë sekuestruar dokumente, projekte, plane, blloqe si dhe një telefon, i cili është zbërthyer nga ekspertët. Në këtë telefon mësohet se janë rikuperuat biseda me rëndësi për hetimin, ku dalin në pah pazare, pastrim parash dhe pasuri të fshehura. Kjo është edhe arsyeja se pse Kryemadhi këmbëngul që t’i rikthehet telefoni dhe bisedat e zbërthyer të mos marrin vlerën e provës. Alarmin ia ka shtuar edhe më shumë ditën e djeshme Gjykata e Lartë,e  cila i kaka rrëzuar rekursin e deputetes së Partisë së Lirisë. Kryemadhi kishte ankimuar vendimin e 4 janarit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, por rekursi nuk u pranua nga Gjykata e Lartë. Më herët sekuestrimi i telefonit të Kryemadhit është lënë në fuqi edhe nga GJKKO.

Detajet nga hetimet në telefonin e Kryemadhit

Ky telefon dyshohet të jetë përdorur mes viteve 2013-2016. Nëse është përdorur nga Monika Kryemadhi, periudha përkon me kohën kur LSI ishte në pushtet. Në atë kohë, LSI ishte në koalicion me Partinë Socialiste, me të cilën u bashkua pas 4 vitesh koalicion me Partinë Demokratike. Kryemadhi nuk ka mbajtur detyrë zyrtare në atë periudhë. Megjithatë ajo ka pasur rol kyç në LSI si bashkëshortja e kryetarit Ilir Meta, si kryetare e Forumit të Gruas, anëtare e kryesisë e deputete, derisa në vitin 2017 ajo u zgjodh kryetare, një post që e mbajti deri ditën kur ia ridorëzoi partinë Metës.

Për këtë arsye, besohet se ajo ka pasur komunikime me persona të rëndësishëm të asaj periudhe. Bëhet fjalë për ministra, drejtorë të rëndësishëm të LSI, deputetë, punonjës të administratës, biznesmenë etj. Nuk është e qartë se çfarë bisedash kanë mbetur në telefon, por burimet thanë  se komunikimet që kanë mbetur në aparat janë të shumta. Sipas tyre, thuajse të gjithë personat me të cilët ajo ka biseduar mund të thirren në SPAK për t’u marrë në pyetje. “Nuk është çudi që në dyert e SPAK të shohim ish -ministra të LSI e të PS, deputetë të ndryshëm, drejtorë të përgjithshëm e zyrtarë të tjerë të lartë apo biznesmenë”, tha një burim i afërt me hetimin për “zoom.al”.

Idajet Beqiri zbardh mesazhet “bombë”

Lexo edhe :  Kush janë deputetët demokratë që do arrestojë SPAK?

Për të treguar mesazhet “bombë” që SPAK dyshohet se ka gjetur në telefonin e Kryemadhit ka folur avokati Idajet Beqiri. Dje në një intervistë ai tha se insistimi i Kryemadhit për ta marrë këtë telefon, tregon se aty fshihen prova të mëdha për veprimtarinë e saj kriminale. “Insistimi i zonjës Kryemadhi për ta marrë me çdo kush atë telefon, tregon që aty fshihen gjëra të mëdha. Çfarë nuk ka brenda atij telefoni. Këtu nuk është problemi për të bërë aludime të forta. Por shqiptarët janë të vetëdijshëm, e kanë vuajtur mbi kurrizin e tyre atë 10% që u kërkonte Monika Kryemadhi sa herë Meta vinte në pushtet. Çdo vend pune, çdo sektor, do e çoje drejtor dogane, 10% të pagës së punonjësve e merrte Monika. Ishte bërë taksa-mbledhëse e SHPK-së me emrin LSI.

Brenda atij telefoni ka mesazh, “pse solle pak, pse nuk i solle fare, a do vish më ti aty, a do e gëzosh atë vend pune”. Pra ka të tilla gjëra brenda. Monika Kryemadhit i ikën truri. Ka ditë që nuk fle dhe është e sëmurë sepse e di çfarë kë brenda atij telefoni dhe çfarë mund të zbulohet. Ajo po lufton me apele, me rekurse e me zhurmë të madhe për ta marrë. Por ai telefon nuk i jepet më asaj. Ajo është provë krimi dhe pasi t’i merren të gjitha farë ka brenda do prishet. Insistimi tregon që ajo është fajtore jo sepse e presupozoj unë, por është provë”, tha Beqiri.

Klodiana Lala flet për hetimet e SPAK

Përveç avokatit Idajet Beqiri, detaje nga hetimet e SPAK për çiftin Meta-Kryemadhi dhe telefonin e sekuestruar nga SPAK ka dhënë edhe gazetarja e njohur Klodiana Lala. Sipas saj, zbërthimi telefonit ka të bëjë me dy çështje, atë të “CEZ-DIA” dhe më pas për shpenzimet dhe për lobimin “Meta-Kryemadhi është duke vijuar, një telefon i marrë në banesën e nënës së zonjës Kryemadhi, të zonjës Fatime, është duke u zbërthyer, është këqyrur dhe është duke u zbërthyer telefoni. Janë duke u parë verifikimet mes provave dhe fakteve. Telefoni nuk është marrë në banesën e zonjës Kryemadhi pasi është deputete, dhe nuk mund të kontrollohet por ka patur një kontroll në banesën e nënës së saj. Nga ky telefon pretendohet sipas Prokurorisë që kanë dalë të dhëna por duhen kryqëzuar bisedat, çfarë është biseduar në këtë telefon dhe në të tjera. Zonja Kryemadhi e ka kundërshtuar në Gjykatë. Zbërthimi i telefonit ka të bëjë me dy çështje, atë të CEZ-DIA dhe më pas për shpenzimet dhe për lobimin. Janë tre çështje në një”, tha Klodiana Lala./O.S

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV