SPAK survejon deputetët/ Në përgjim 3335 persona, gati gjysma e tyre për korrupsion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në muajt në vijim pritet të ndodhin shumë zhvillime të forta sa i takon luftës kundër korrupsionit. Laku për politikanët dhe zyrtarët e korruptuar sa vjen dhe ngushtohet. Gazeta ka mësuar se në duart e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë dosje të zjarrta, të cilat pritet të tronditin themelet e politikës. Nën përgjim vetëm për vitin 2023 kanë qenë 3335 persona dhe gati gjysma e tyre është për korrupsion.

Sipas informacioneve, mësohet se pas hapjes së këtyre dosjeve, SPAK pritet të firmosë dhjetëra fletë arresti, ku në prangat e policisë do të bien zyrtarë të pushtetit vendor, ish-ministra të qeverisë Berisha dhe ministra të Ramës. Por si SPAK ka proceduar kohët e fundit për të marrë informacione që implikojnë zyrtarët e lartë në afera? Në raportin e vitit 2023 që ka publikuar drejtësia e re, thuhet se SPAK po i shkon “në rrënjë” hetimeve duke nxjerrë prova që pushtetarët e lartë të korruptuar nuk mund t’i kundërshtojnë dot, pasi Prokuroria e Posaçme i ka kapur “mat”.

Hetimet e SPAK

Për të qepur mirë dosjet, SPAK ka përdorur përgjime, metoda vëzhgimi, kontrolli, sekuestro, letërporosi, agjentë të infiltruar etj. për ato zyrtarë, të cilët janë në pushtet dhe bëjnë kërdinë në vjedhje, korrupsion, llogari bankare, pasuri të patundshme, e jetë luksi. Ja bilanci për 2023: Mbi 3335 persona të përgjuar në 1 vit, 1899 persona për grupet e strukturuara kriminale, 1436 janë përgjuar për korrupsion. 708 procedime, me 575 persona nën hetim për 2023 për korrupsionin, krimin e organizuar dhe për terrorizmin. Madje sipas raportit, në skaner janë dhe celularët, laptopë, dronë dhe GPS, metoda të përdorura dhe të prova të sekuestruara nga zyrtarë të lartë, si deputetë, ministra, ish-ministra e biznesmenë të fuqishëm.

Sipas raportit, për vitin 2023, Prokuroria e Posaçme ka hetuar në total 750 procedime penale (mbartur + regjistruar), nga të cilat 451 procedime penale janë mbartur nga viti 2022, ndërsa 299 procedime të reja janë regjistruar në vitin 2023. “Nga numri total i procedimeve penale prej 750, për 42 procedime është vendosur bashkimi i tyre me procedime të tjera. Pas bashkimit të procedimeve penale, numri total i çështjeve të hetuara nga Prokuroria e Posaçme për këtë vit është 708 procedime, me 575 persona nën hetim, për veprat penale në fushën e korrupsionit, në fushën e krimit të organizuar dhe vepra të tjera penale në kompetencë të saj, siç janë veprat me qëllime terroriste, veprat penale të korrupsionit zgjedhor, etj”, thekson SPAK. Duhet theksuar se gjatë vitit 2023, Prokuroria e Posaçme ka hetuar gjithsej 447 çështje me 212 persona nën hetim për veprat penale në fushën e korrupsionit. Por ky raport duket se vë në alarm politikën.

Lexo edhe :  Berisha shkoi në Kosovë sepse ka bërë planin e arratisjes nga Shqipëria"

SPAK ka rritur hetimet kryesisht dhe po ashtu numrin e përgjimeve. “Prokuroria e Posaçme, në kuadër të përmbushjes së misionit të saj themelor, siç është lufta kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, përveç vijimit të hetimeve të referuara nga burime të ndryshme si publiku, shoqëria civile, e organe të tjera ligjzbatuese, i ka kushtuar një rëndësi të veçantë regjistrimit të procedimeve kryesisht. Më konkretisht, gjatë vitit 2023, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar si çështje kryesisht 67 procedime penale me 23 persona në hetim, çfarë përbën një tregues pozitiv në rritje të numrit të kësaj kategorie hetimesh, më shumë se dyfishi krahasuar me vitin 2022, ku ishin regjistruar 28 procedime penale me 34 persona në hetim”, thekson SPAK.

Rriten përgjimet

Më tej bëhet me dije se ka pasur një rritje të aplikimit të metodave të hetimit proaktiv, në rastin e përgjimeve telefonike, por është rritur gjithashtu edhe aplikimi i metodave të posaçme të hetimit si: vëzhgime, kontrolle, simulime, sekuestro i provave materiale, letërporosi, agjentë të infiltruar etj. “Gjatë vitit 2023, Prokuroria e Posaçme ka përdorur metodën e përgjimit për 186 procedime penale ku janë interceptuar 3335 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim), ku vërehet rritje krahasuar me vitin 2022. Në vitin 2023, pjesën më të madhe të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë çështjet e hetuara për veprën penale të korrupsionit me 109 procedime penale ku janë interceptuar 1436 pajisje fundore, nga 69 procedime penale dhe interceptuar 1023 pajisje fundore, të aplikuara ne vitin 2022”, thuhet në raport./O.S

Të fundit

Hyri në një dyqan akulloresh në SHBA, ariu ra në dashuri me shijen e luleshtrydhes!

Duket si një skenë nga një film kur oficerët e Qarkut El Dorado në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara...

Kolegji Zgjedhor rrëzoi Lapajn, Çupi: Vendim i drejtë, parti me interesa personale

Kolegji Zgjedhor rrëzoi shpresën e fundit të Adriatik Lapaj, duke lënë në fuqi vendimin e KAS. Në këtë mënyrë në parlament shkon Ana Dajko,...

“Shpella e Spilesë po kthehet në lavazh”, MEKI i përgjigjet Auron Tares: Kemi projekt…

Pak orë pasi studiuesi Auron Tare përmes rrjeteve sociale denoncoi se pranë monumentit të kulturës Shpella e Spilesë në Himarë, po ndërtohej një lavazh...

Diagnoza e vajzës sime dyvjeçare më tronditi; fjalët e mjekes më shpëtuan

Helene Rosenthal Nuk duhet të isha habitur nga ajo që audiologia po na thoshte mua dhe burrit tim. Humbja e dëgjimit ekziston në familjen time....

Rrezik i fshehur/ Ja si Covid-19 mund të ndikojë në zemrën e grave për dekada

Një studim i ri ka zbuluar se Covid-19 mund të lërë pas një problem të fshehur që qëndron në trupat e grave për vite...

Lajme të tjera

Web TV