Nis beteja me flakët në Kretë, shteti fqinj në rrezik pas dimrit më të ngrohtë në histori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishulli i Kretës u përball me një zjarr i cili detyroi dhjetëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre, por që më pas u vu nën kontroll nga departamenti i zjarrfikësve, të cilët ishin në gatishmëri për shkak të erërave të forta.

Zjarri që shpërtheu më herët gjatë ditës u përhap në shpatet e pyllit malor në lindje të qytetit bregdetar të Ierapetrës. Autoritetet urdhëruan evakuimin paraprak të fshatrave Achlia, Galini, Agia Fotia dhe Mavros Kolimpos, pasi zjarri u afrua në disa shtëpi.

“Zjarri është ulur ndjeshëm pas përpjekjeve të qindra zjarrfikësve”, tha një zyrtar i shërbimit zjarrfikës për Reuters. “Ishte i pari zjarr i madh pranë një zone të banuar këtë vit.”

Shkencëtarët kanë frikë se sezoni mund të jetë i rrezikshëm duke pasur parasysh se Greqia sapo ka pasur dimrin e saj më të ngrohtë në histori , duke e lënë pjesën më të madhe të tokës të ngrohtë dhe të thatë.

Më herët gjatë ditës një zjarrfikës dhe një banor i zonës u dërguan në spital me lëndime të lehta. Rreth 150 zjarrfikës po luftonin me zjarrin në pyll, të ndihmuar nga tre helikopterë.

Ministria e Mbrojtjes Civile i ka vënë autoritetet në gatishmëri për shkak të erërave të forta që priten në ditët në vijim dhe pasi dhjetëra zjarre më të vogla në pyje shpërthyen të shtunën.

Zjarret janë të zakonshme në kombin mesdhetar. Vitin e kaluar një zjarr i egër që digjej në Greqinë verilindore për 11 ditë shkatërroi një zonë më të madhe se qyteti i Nju Jorkut dhe vrau 20 njerëz./E.T

Të fundit

Shëngjin, 23-vjeçari bie nga ballkoni i hotelit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Shëngjin ku një 23-vjeçar ka rënë nga ballkoni i hotelit...

Pano Soko: “Turp për ne, kam frikë t’i shoh votuesit tanë në sy”

Pano Soko i cili në zgjedhjet e 11 Majit garoi nën siglën e Nismës Shqipëria Bëhet ka komentuar përplasjen mes Adriatik Lapajt dhe Endrit...

Endri Shabani: Dajës sim i kanë bërë kërcënime te dera e shtëpisë

Endrit Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, kërcënimet që ka marrë daja i tij, Zeqir Kordhoni. “Zoti Zeqir Kordhoni është ndjerë i...

“Nuk arrij dot t’ia mbush mendjen dajës”, Endrit Shabani: Jam kthyer duarbosh sa herë…

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, deklaroi në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se sa herë që ka...

Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

“Lëreni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kështu është shprehur Papa Leoni XIV, ndërsa foli për luftën në Gaza. Nëpërmjet mesazhit të tij, ai ka bërë thirrje...

Lajme të tjera

Web TV