Personazh/ Elektroauti 89-vjeçar nga Fieri e nisi punën 14 vjeç dhe s’di të ndalet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vasillaq Papallazo ose Usta Vasili siç e njohin të gjithë është 89-vjeç dhe punon prej 75 vitesh mekanik për elektromotorët.

“Une jam i datlindjes 1935, pra 89 vjeç, ndërsa në punë kam hyrë në vitin 1949, kur isha  14 vjeç”.

E gjejmë në punishten e tij të vogël në ish-SMT-në e Fierit, ku riparon defektet elektrike në makineritë bujqësore si traktorë, autokombanjë, etj.

“Bej punën e elektroautit, riparime per bateri, gjeneratorë, motorino  dhe impiante te ndryshme  te makinave  apo te traktoreve . Me shume ketu vine njerzit  qe janë të lidhur me bujqësinë që kanë traktorë, makina apo autokombanjë”.

Usta Vasili e nisi punën në fëmijëri dhe sot në moshën 89-vjeçare vazhdon t’u vijë në ndihmë bujqëve. Per riparimin e defekteve ne sistemet elektrike përdor pajisjet e viteve ‘70 të kohës së SMT-së, por që ende jane funksionale. Puna më mban gjallë, thotë ai, teksa na rrëfen disa prej proceseve delikate që kryen çdo ditë.

“Unë në këtë moshë nuk e marr me mend se si mund të rri në shtëpi pa ardhur këtu. Sepse puna më është bërë ushqim”, shprehet ai për ‘Report tv’.

Usta Vasili ia ka trashëguar zanatin e elektroautit tek dy djemte të tij, të cilët kanë hapur një servis në Tiranë, ndërsa ai vazhdon të punojë në Fier. Sakaq ka një këshillë për të rinjtë që gjithnjë e më shumë po braktisin vendin, me pretekstin e papunësisë.

“Unë jam i mendimit se gjithkush që ka dëshirë për të punuar duhet të qendrojë në vendin e vet. Ështe më mirë të artizohen në një profil të caktuar sepsa të marrin rrugët andej është e vështirë. Ky zanat por dhe të tjerët si elektricist apo mobilier kanë punë në Shqipëri”, tha ai./E.T  

Të fundit

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Interi vuan por fiton ndaj Genoas, zikaltërit marrin përkohësisht kreun e Serie A

Interi mposhti minimalisht 1-0 Genoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzaghit kanë marrë...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Lajme të tjera

Web TV