“U mbush kupa”, protestuesit pushtojnë rrugët në Izrael, ja kërkesat e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrugët e Tel Avivit, Caesarea-s dhe Haifas u mbushën mbrëmjen e sotme nga protestues që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend, teksa Izraeli vijon luftën e nisur pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.

Protestuesit kërkuan gjithashtu lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza. Mijëra njerëz alëvitën flamuj izraelitë dhe mbanin tabela me imazhet e pengjeve, duke i bërë thirrje qeverisë t’i sillte ata të gjallë në shtëpi.

Në Tel Aviv, protestuesit u dëgjuan duke brohoritur: “Ne nuk kemi frikë; ju e shkatërruat vendin dhe ne do ta rregullojmë. Ne duam që ata (pengjet) të kthehen të gjallë dhe jo në arkivole”.

Disa mbanin pankarta që i kërkonin qeverisë izraelite të bënte më shumë për t’i sjellë ata në shtëpi, ndërsa të tjerë mbanin pankarta që shkruanin: “Gjysmë viti në ferr”.

Protestuesit në Haifa e quajtën qeverinë një dështim, duke thënë se Netanyahu është “fajtor”./E.T

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV