Përfundon “Berat Green Half Marathon”/ Çmimin e parë e rrëmben Luiza Gega

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfundon mesditën e sotme në Berat “Berat Green Half Marathon”, Maratona r madhe ku morën pjesë 400 vrapues, sportistë profesionistë dhe amator, nga mbi 30 shtete të ndryshme. Maratona e sotme nisi në qendër të qytetit, në orën 09:00 dhe sportistët pjesëmarrës ju nënshtruan dy garave, sipas përzgjedhjes së tyre.

Sfida më e gjatë ishte ajo prej 21 km dhe gara e dytë ishte gara në një distancë më të shkurtër, gara 10 km. Në të dyja garat e Maratonës vrapuesit përshkruan intenerare të ndryshme, duke shijuar pamjet piktoreske dhe muzeale të qytetit të Beratit, ndërkohë që e gjithë gara ishte e monitoruar nga organizatorët nëpërmjet Droneve. Maratona i çoi vrapuesit drejt zonave mahnitëse të Beratit, duke përshfaqur përpara tyre kështjellën madhështore dhe lumin piktoresk të Osumit.

Ai që mbërriti i pari në Finish, duke fituar edhe Maratonën e madhe të Beratit,në garën prej 21 km, ishte 21-vjeçari Nikola Bedini lindur dhe rritur në Itali, me origjinë nga qyteti i Beratit.

 

 

Garën prej 10 km të kësaj Maratone e fitoi kampionia shqiptare Luiza Gega, ndërkohë që çmimin e “maratobomakut” e mori 78-vjeçari Sotir Qirjaçi, për të cilin kjo ishte gara e tij e 262 ku kishte marrë pjesë.

Në përfundim të Maratonës, fituesit Nikola Bedini e Luiza Gega dhe pjesëmarrës të tjerë në Maratonë shprehën vlerësimet e tyre rreth këtij eventi si dhe folën rreth eksperiencës së tyre në këtë garim, ku konkurrenca ishte e lartë mes sportistëve pjesëmarrës./E.T

Të fundit

Korçë, përkeqësohet situata me zjarret në fshatin Dishnicë

Përkeqësohet situata me vatrën e zjarrit në fshatin Dishnicë të Bashkisë së Korçës, vatër e cila është zgjeruar akoma...

Macron: Franca do të njohë shtetin e Palestinës

Franca do ta njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës. Lajmin e ka dhënë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke shtuar se njoftimin zyrtar do ta japë...

Qipro, dy persona humbin jetën, gjenden të djegur brenda automjetit të shkrumbuar

Dy persona kanë humbur jetën brenda një automjeti të shkrumbuar nga zjarri i fuqishëm që ka përfshirë rajonin jugor të Qipros. Mediat e huaja raportojnë...

Kryebashkiaku i Shijakut: Kemi 160 vende të lira pune, paga 1 milionë lekë

“Bashkia Shijak, në bashkëpunim me Zyrën e Punës, ka hapur 160 vende të reja pune për muajin Korrik” – njofton kryebashkiaku i Shijakut Elton...

Giorgia Meloni në kopertinën e TIME: Nuk jam raciste, po mbrojmë qytetërimin tonë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është zgjedhur nga revista amerikane TIME për të qenë në kopertinën e numrit të saj më të fundit. Artikulli shoqërues mban...

Lajme të tjera

Web TV