A është zgjidhje pranimi i të gjithë refugjatëve?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Christoph Hasselbach

Pikërisht në kohën e Krishtlindjeve do ishte shumë e vështirë ta hidhje poshtë propozimin e Robert Habeck.

Heinrich Bedford-Strohm, kreu i Këshillit të Kishës Evangjeliste në Gjermani e mbështet idenë dhe kujton, se edhe Jezu Krishti pak pas lindjes së tij bashkë me familjen ishte vetë refugjat.

Kush nuk preket sadopak nga pamjet e mjerimit në kampet e refugjatëve në Greqi, në një kohë që feston në shtëpinë e tij, nuk ka zemër.

Kush shpreson në një situatë të tillë, që BE-ja do të veprojë në unitet, ai duhet të presë gjatë, dhe lë dyshimin, se vetëm do ta shtyjë problemin në kohë. E megjithatë Habeck e ka gabim. Sepse pranimi i disa mijëra fëmijëve emigrantë do të ishte sinjali i gabuar në shumë kuptime.

Efekt tërheqës

I gabuar sepse në radhë të parë, ky gjest do të mund sillte një valë të re migracioni: Sepse nuk do të mbetej vetëm tek minorenët, për shkaqe humanitare do të silleshin një ditë edhe familjet e tyre.

E sapo të bëhet e ditur në vendet e origjinës dhe ato transit, se ka një shans të ri për të jetuar në Gjermani, shumë vetë do të përpiqeshin të kalonin nga brigjet turke në ishujt grekë.

Kampet aty nuk do të boshatiseshin, por do të mbusheshin më shumë. Ashtu si me shpëtimin e emergjencës në Detin Mesdhe krijohet një spirale pa fund: Sapo pranohen refugjatët në Evropë, pason një valë e re refugjatësh.

I gabuar është propozimi i Habeck, edhe sepse Greqia dhe e gjithë BE çlirohen nga përgjegjësia që kanë, përmes gatishmërisë gjermane për të marrë refugjatë.

Ministri i Zhvillimit, Gerd Müller, thotë nga përvoja konkrete, se ndihmat në kampet afrikane të refugjatëve në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara janë të organizuara më mirë, se në Greqi.

Lexo edhe :  Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Në një kohë që Gjermania dërgon ndihma humanitare në ishujt grekë. Po kaq e rëndësishme është: Gjermania dhe BE mbështesin autoritetet e azilit në Greqi, me qëllim që kërkesat të verifikohen sa më shpejt.

Shpesh në debatin për azilantët harrohet: Azil mund dhe lejohet të marrë, vetëm kush i plotëson kriteret për këtë. Këtu bëjnë pjesë lufta, lufta civile në vendin e origjinës apo përndjekja personale, dhe jo nevojat ekonomike.

Robert Habeck me sa duket nuk i kushton rëndësi këtij dallimi, kur thotë që të merren të gjithë fëmijët emigrantë.

Por kjo është pikërisht deri më sot dilema e politikës së refugjatëve të Angela Merkelit, që çoi edhe në rritjen e populizmit të djathtë: Kush nuk ka të drejtë për azil, megjithatë vazhdon të qëndrojë në Gjermani si rregull, sepse dëbimi i tij është shpesh i pamundur.

Ndërkohë që populli në Gjermani shtron gjithnjë e më shumë pyetjen, përse i kemi procedurat e azilit, kur rezultati i tyre në fund nuk vendos më për të drejtën e qëndrimit apo qëndrimin në vend?

Nuk duhet të bëjë më asgjë Gjermania për njerëzit në kampe?

Po, duhet. Nëse bëhet fjalë për pranim në raste të veçanta, kjo duhet të jetë e mundur. Por vetëm për ata që kanë një perspektivë qëndrimi, procedurat e të cilëve janë verifikuar.

Prioritet duhet të ketë përmirësimi i kushteve të jetesës në vend, aty ku janë refugjatët. Kush mendon, se ky është një qëndrim pa zemër, të na thotë, se si do që ta kufizojë migracionin.

Sepse që ai duhet kontrolluar dhe kufizuar, ky është një mësim më se i qartë nga viti 2015/2016. Kush i jep kujtdo azil e shkatërron të drejtën e azilit. Këtë duhet ta kemi të qartë edhe në kohë festash./DW

Të fundit

Bajrami prezantohet te “djajtë e kuq” në Angli

Nis një aventurë e re për Geraldo Bajramin. Ish-mbrojtësi i Kombëtares U21, ka gjetur një skuadër të re për...

“Fëmija im nuk e di se çfarë shije kanë frutat”, banorët e Gazës në zi buke

Banorët e Rripit të Gazës kanë përshkruar efektet e urisë së rëndë në trupat e tyre, pasi raportit të mbështetur nga OKB-ja që konfirmoi...

GJKKO zbardh vendimin, pse mbeti në qeli Ilir Meta

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimmarrjen e 13 gushtit, përmes të cilit i rrëzoi kërkesën për lirim nga burgu ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta....

Hekuran Murati nuk bind partitë, dështon në votim

Hekuran Murati ishte kandidati i radhës nga Lëvizja Vetëvendosje që nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar. Seanca e së premtes u...

“Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!” Vuçiç telefonon mikun Maduro

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Venezuela, Nikolas Maduro. Kjo vjen në një kohë kur...

Lajme të tjera

Web TV